Mutacioni është zbuluar në Itali dhe në Spanjë
Mutacioni indian i koronavirusit është identifikuar deri më tani në disa vende europiane. Autoritetet shëndetësore galiciane konfirmuan se 3 nga 5 mostrat e marra nga ekuipazhi i anijes PrometheusLeader kanë mutacionin indian të koronavirusit. Anija është vendosur në karantinë në portin e Vigos. Ajo mbërriti javën e kaluar nga porti i Southamptoni Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa anëtarët e ekuipazhit janë me origjinë nga India dhe Filipinet.
Në një distancë prej 100 km nga Roma, një komunitet i vogël fermerësh indianë janë infektuar nga koronavirusi, të gjithë me një mutacion që nuk njihet ende.
Policia ka vënë nën kontroll zonën dhe njerëzit mbajnë distancë në shumicën e rrugëve bosh. Autoritetet vlerësojnë se numri i rasteve në zonë do të rritet në ditët në vijim.
Rreth 11,000 indianë jetojnë në provincën e Latinës në Itali. Sidoqoftë, gjatë periudhës së korrjes, mijëra bashkatdhetarë të tyre mbërrijnë në zonë me duke përdorur vizat turistike për të punuar në bujqësi. Sipas një gazete lokale Shumë prej tyre madje kanë frikë të testohen për COVID-19.
Një pacient i infektuar me variantin indian është zbuluar edhe në Francë, bëhet fjalë për një person të kthyer së fundi nga India.
Sipas organizatës Botërore të Shëndetësisë, ky variant është identifikuar deri më tani në 17 vende, disa prej tyre në Europë. OBSH-ja thotë se varianti indian duhet ndjekur me vëmendje të veçantë por ende nuk klasifikohet si shqetësues. Organizata beson se varianti është më ngjitës dhe pjesërisht përgjegjës për valën e tretë epidemike të Indisë.