Nga studio e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” është përcjellë historia e Bonës së vogel, trupin e së cilës tumori e ka mbërthyer ende pa i mbushur 3 vjec. Jo vetëm prindërit por edhe motra e saj e vogël, përgjërohej mes lotësh se e donte motrën të shëruar, që të luanin bashkë.
Kjo është historia e Bonës:
Ende nuk i ka mbushur tre vjeç por çdo ditë lufton me gjithë shpirt sëmundjen e tmerrshme. Bona Sharka lëngon nga tumori i rëndë që i është shfaqur gjatë tre muajve të fundit. E ëma e 3-vjeçares lutet për ndihmë në emision. Muaj më parë vajza shfaqi për herë të parë shqetësime, si dhimbje barku dhe këputje. Prindërit në fshatin Ballagati në Lushnje e dërguan vajzën në spital ku mjekët e diagnostikuan me tumor.Vajza iu nënshtrua një operacioni, por pa sukses, bluzat e bardha nuk arritën t’ia pastronin gjithë tumorin. Më pas iu nënshtrua kimioterapisë, i ranë flokët dhe u dobësua shumë. Sipas mjekëve Bona ka shpresë të kurohet në spitalin Bambino Jesu në Itali. Ky spital e ka marrë përsipër kurimin e 3-vjeçares në vlerën e 100.000 eurove. Në të njëjtin spital u kurua edhe Deani si dhe disa fëmijë të tjerë personazhe të emisionit.
E qara rrëqethëse e Bonës së vogël është tronditëse. Nëna, babai, gjyshërit dhe motra e vogël e Bonës bëjnë thirrje për ndihmë. I ati i Bonës është emigrant sezonal, punon ne Greqi për të siguruar bukën e gojës.
“Vajza ime vuan nga tumori në bark, ishte mirë dy vite, tani na ra kjo bombë e madhe. Nuk e mendonim kurrë që vajza im të kishte këtë sëmundje. Nuk e donim më jetë, ku e gjeti kjo foshnjë ketë sëmundje, para katër muajsh u operua, nuk mundën që t’ja hiqnin, kishte bark tepër të fryrë, vajza qante dy muaj, venat iu dobësuan nuk kishte më vend ku ta shponin, nuk e shikoja dot vajzën. Vajza nisi terapinë, i ranë flokët, më thoshte mami unë dua të kap flokët, dua të shkoj në kopesht, nuk e shikoj dot në këtë gjendje vajzën time, ajo është dashuria ime. Ka tre muaj që bën kimioterapi, nuk ka asnjë përmirësim, ankohet që i dhemb koka, nuk e di si do shkojë më tej. Kam frikë se mos humb jetën time, vajzën time kam shumë frikë, vajza ka nevojë për kurim jashtë për një operacion, ke i folur me spitalin Bambino Jezu, shuma është 100.000, nuk i kemi mundësitë, është një lule duke u rritur mos t’i ndërpritet jeta. Për mua vajza ime është e vdekur ju lutem shpëtoni jetën e një engjëlli të vogël. Uroj që në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit të na ndihmoni”, thotë Xhuliana e ëma e Bonës.
Altini, babai i Bonës shprehet se sapo vajza nisi kimioterapinë i ranë flokët kacurrela“Në momentin që mjeku më tha, mu duk sikur qielli dhe toka u bashkuan bashkë, nuk flas dot më, një foshnjë e vogël më ketë sëmundje. Po vuajmë. Kur nisi kimion kishte flokë të gjatë kaçurrela, i binin flokët vende-vende, nuk e kam besuar si u bë ashtu. Nuk e di si do shkojë jeta e saj, pa atë nuk kam jetë fare, çdo minutë që kalon jeta e saj është në rrezik”, thotë babai i Bonës.
https://youtu.be/4qr90kwldQ0