Vladimir Putin i dërgoi një mesazh të ri të fortë perëndimit të dielën, me rastin e 76 vjetorit të fitores së Rusisë në Luftën e Dytë Botërore, duke thënë se vendi i tij “do të mbrojë me vendosmëri” interesat e tij kombëtarë.
“Rusia vazhdimisht mbron të drejtën ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, ne do të mbrojmë me vendosmëri interesat tona kombëtare për të garantuar sigurinë e popullit tonë”, tha Putini në një fjalim në Sheshin e Kuq, duke përkujtuar përfundimin e luftës.
Ai gjithashtu denoncoi “kthimin e mërzitur të ideologjive të asaj kohe”, kur “parullat e epërsisë racore dhe kombëtare, antisemitizmit dhe rusofobisë u bënë gjithnjë e më cinike”.
Shikoni video dhe foto nga parada madhështore me të cilën rusët festuan 76 vjetorin e përfundimit të Lu*ftës: