Shkruan Nefail MALIQI
Gjenevë, 14 qershor -Gjeneva krenare por edhe ne a n k th në prag të samitit diplomatik me 16 qershor. Gjithecka eshte gati për takimin Biden-Putin, ka thëne për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch shefja e policise se kantonit kolenel Monica Bonfanti. Nga ajo kuptuam se Gjeneva, Zvicra si nikoqire dhe si nje vend neutral eshte mobilizuar mire, eshte ne gjendje gatishmërie qe duket si në “luftë” e blinduar me forcat e a r m a t o s u r a deri në “dhëmbë”, me 3000 policë, ushtarë, helikopterë, tanke, marina ushtarke dhe snajperistë.
“Rri në shtëpi, mos dilni!..” eshte ky apeli i autoriteteve te Gjenevës që nuk ka te bëjë asgjë kesaj ardhe me ndonje vale te re te pandemisë COVID-19, por nje evenement dioplomatik nderkombëtar, ku presidenti amerikan Joe Biden me homologun e tij rus Vladimir Putin me 16 qershor do te gjenden “tête à tête” ne Gjenevë ne villen e lashte ne parkun “La Grange” te rrethuar ne tel me xhjemba rreth e përqark dy kilometra.
Bashke me motin e verës edhe pista e Gjenevës qysh tash ka nisur të nxehet!
Presidenti i SHBA-ve më 16 qershor do të takohen Gjenevë me homologun e tij rus. Biden dhe Putin kanë zgjedhur Zvicrën për samitin e tyre të parë. Sfidat dhe temat e takimit do jenë, sa te larmishme po aq edhe te vështira. Të dy krerët e shteteve, marrëdhëniet e të cilëve janë mjaft të tensionuara, jo vetëm pse presidenti amerikan, Putinin e kishte quajtu “vrasës”, por edhe për shume probleme tjera mes veti përballë krizave në botë, duke përfshirë ketu edhe ate në ballkan, ne vecanti Kosovën. Prandaj edhe gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch sikur gjtihja mediat tjera simotra eshte molbizuar per te pasqyrtuar samimit boteror mes Biden dhe Putin qe do mbahet te merkuren e ardhshme në Gjenevë .
Stephane Theimer, zv.drejtori i Zyrës Federale të Policisë (FEDOPOL) dhe kreu i Shërbimit Federal të Sigurisë, tha se zyra nuk kishte marrë asnjë tregues kërcënimesh ose trazirash që përfshinin samitin. Por ai tha se “k ë r c ë n i m i t e rr o r i s t mbetet i lartë në Zvicër dhe Evropë” dhe përmendi “k ë r c ë n i m e të tjera nga qarqet e k s t r e m i s t e të dh u n sh m e”.
“Natyrisht, diaspora përkatëse të të dy vendeve mund të dëshirojnë të përfitojnë nga vizita e presidentit të tyre për të kryer veprime,” tha Theimer duke shtuar se “ne jemi në një nivel të lartë të gatishmërisë.”
“Për momentin nuk kemi ndonjë shenjë konkrete kur bëhet fjalë për ndonjer aksion eventual nga diaspora, por është diçka që po e marrim në konsideratë,” tha Theimer.
Si gazetaret ashtu edhe qytetaret sy e veshe kane kah Gjeneva dhe Berna për pritjen e takmit “tête à tête” të dy burrave nga Uashingtoni dhe Moska. Mbyllja e trafikut do të varet nga shumë faktorë, përfshirë venndodhjen dhe kohëzgjatjen e takimit midis Joe Biden dhe Vladimir Putin. Nëse asgjë nuk është zyrtare akoma, takimi sipas gjitha gjasave do duhej të zhvillohet në hotelin Intercontinental.
Pastaj, Zvicra vlerësohet për neutralitetin e saj dhe Gjeneva, një mori organizatash ndërkombëtare, organizoi në 1985 takimin e parë midis Ronald Reagan dhe Mikhail Gorbaçov. Diplomacia zvicerane ka qenë gjithashtu shumë aktive që nga prilli. Ministri i Jashtëm Ignazio Cassis, në disa raste, veçanërisht përmes Ambasadorit të vendosur në Uashington Jacques Pitteloud, ka propozuar Zvicrën si një vend takimi për mesin e qershorit, kur Joe Biden do të jetë në Evropë për G7 në Mbretërinë e Bashkuar. Uni (nga 11 në 13 qershor) më pas në selinë e NATO-s në Bruksel (14 qershor)
Autoritetet gjenevase ftojnë qytetarët si ne kohe pandemie: Mbylluni, rrini në shtëpi, mos dilni!
Aucune description disponible.Me 16 qershor bashk me motin e diteve të verës, pritet edhe situatë e nxehtë mes Uashingtonit dhe Moskës, meqë pesë dite para takimit te Biden-Putin, qysh tash pista e Gjenevës ka nisur të nxehet. Ndërkohë, policia e Gjenevës ka konfirmuar se do të angazhojë disa automjete të blinduara nga ushtria për të barantuar sigurinë e takimit midis Joe Biden dhe Vladimir Putin.
Veq sa kane zbritur nga aeroplani limuzinat e tyre të blinduara te Joe Biden dhe Vladimir Putin. Për presidenti amerikan Cadillac One, i njohur gjithashtu si “Bisha”, është një përbindësh prej çeliku prej nëntë tonësh që mund t’i rezistojë zjarrit të pushkës ose raketave. Karakteristikat e tij teknike klasifikohen shumë sekrete. Makina posedon pajisje mbrojtëse dhe madje edhe çanta gjaku nga i njëjti grup me presidentin në rast se ai plagoset nga ndonjë sulm. Për arsye sigurie, burrat e Shërbimit Sekret gjithmonë krijojnë dy. Sipas informacionit tonë, ato që do të përdoren për samitin e Gjenevës ato tashmë veq kanë mbërritur.
Nje gje dihet se, pajisjet ushtarake amerikane dhe ruse zbarkuan te dielen e kaluar për një kontakt të parë me Aeroportin e Gjenevës, në pritje të takimit midis Joe Biden dhe Vladimir Poutin. Ditëve të ardhshme do te arrijne edhe avionët e ngarkesave nga të dy vendet do të zbarkojnë në Gjenevë. Më 16 qershor, ditën e takimit midis dy burrave, derisa aeroplanët presidencialë do zbarkojnë, trafiku ajror do të pezullohet.
Në terren, siguria sigurohet nga Policia Federale Zvicerane (Fedpol), e cila specifikon në veçanti se ata punojnë me policinë kantonale të Gjenevës: “Fedpol po vlerëson situatën e cila do të përcaktojë shtrirjen e sistemit të sigurisë. Zbatimi i masave të sigurisë është përgjegjësi e forcave policore kantonale në fjalë. Shërbimet e sigurisë së delegacioneve të vendeve në fjalë janë gjithashtu të përfshira ngushtë. ”
Samiti tashmë po lëkund rrjetin TPG duke paralizuar trafikun. Udhëtimi nuk rekomandohet më 16 qershor
Takimi i planifikuar për në 16 Qershor, padyshim në La Grange Park, i presidentëve amerikanë dhe rusë nuk është përfundimisht i lehtë për TPG. Si të hënën, trolejbusët 2 dhe 6 nuk po lëvizin më në Eaux-Vives këtë të Mërkurë në mëngjes, të dy linjat ndalojnë në Rive. Fundi i tyre normal është në Genève-Plage.
Dhe samiti do të zhvillohet vetëm edhe pak dite. Në njoftimin e autoriteteve gjenmvase, Këshilli i Shtetit “fton kompanitë dhe stafin e tyre t’i japin përparësi telepunimit sa më shumë që të jetë e mundur gjatë ditës së 16 qershorit 2021 dhe ‘shmangeni çdo lëvizje sa më shumë që të jetë e mundur, qoftë me një automjet privat ose me transport publik “.
Per fund, cfare te thuhet nga ky samit boteror i dy burrave te mëdhenj Biden dhe Putin, pos asaj se pas ketij takimi historik, një gjë është e sigurt, se bota pas 16 qershorit nuk do të jetë më kjo si kjo deri më sot, por më e e kerqe ose me e mirë! shprfesojme ne ket të fundit! / canton27