45 % e familjeve në Maqedoninë e Veriut nuk mund të përballojnë financiarisht të bëjnë një javë pushime në vit.
39 % e familjeve në Shqipëri nuk mund të përballojnë financiarisht të bëjnë një javë pushime në vit.
Kjo del në pah nga një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ku vendi ynë renditet më lart se Kosova dhe më poshtë se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
45% e familjeve në Maqedoninë e Veriut dhe 50% në Mal të Zi deklaruan se nuk mund të bëjnë pushime vjetore.
Ndërsa Kosova është shteti me përqindjen më të ulët të familjeve në rajon, 11%, që e kanë të pamundur të pushojnë.
Në Ballkan shumica e pjesëmarrësve në anketë 69% nuk e dinin nëse do të shkonin me pushime këtë vit ndërsa më pak se një e treta e qytetarëve e kishin planifikuar udhëtimin e tyre për vitin 2021.
Rreth 10% do ndërmerrnin një udhëtim aventure në natyrë, 9% e tyre planifikojnë të vizitojnë qytete të reja, dhe 6% të vizitojnë familjen dhe miqtë.
Numri më i madh i pjesëmarrësve të cilët nuk janë të sigurt nëse do të shkojnë me pushime gjatë vitit 2021 janë në Serbi (88%), më pas Shqipëria me 84%. Kosova, regjistron numrin më të ulët të të anketuarve që nuk e dinë nëse ata do të shkojnë me pushime këtë vit, me 30% të të gjithë popullsisë së saj.
Nuk mund të përballojnë 1 javë pushime
Mali i Zi – 50% e familjeve
Maqedonia e Veriut – 45% e familjeve
Shqipëria – 39% e familjeve
Kosova -11% e familjeve
Ballkanasit për pushimet 2021
69% -Nuk e dinin a do të shkonin me pushime
31% -Kishin planifikuar të udhëtonin/abcnews.al/