Pothuajse gjysma e Greqisë është nën pushtetin e flakëve që kanë shkrumbuar mijëra hektarë tokë, shtëpi, makina.
Frontet më të vështira që ishin në Atikë, Evia dhe Ilia ku qindra banorë duhej të evakuoheshin.
Qytetarët u zgjuan nga frika, pasiguria, por edhe dëshpërimi duke i pushtuar. Ka pasur shumë raste kur qytetarët refuzojnë të heqin dorë nga prona e tyre, duke besuar se ata mund ta mbrojnë vetë. Në këto raste, ndërhyrja e policisë ishte e nevojshme. Derë më derë, policia u kërkoi qytetarëve që të largoheshin menjëherë.
Një fotografi e ngarkuar në Facebook nga faqja “Promovimi i Evisë” ka bërë xhiron e internetit për orët e fundit.
Aty shihet plazhi i Agia Anës i “mbytur” në të kuqe dhe i rrethuar nga zjarri, duke kapur në mënyrën më tronditëse situatën në zonë.
Në foto, disa njerëz mund të shihen në ujë, ndërsa të tjerët shikojnë skenën e makthit me flakët …