Të paktën 9 persona kanë humbur jetën deri më tani si pasojë e përmbytjeve të ndodhura në Turqi.
Mediave bëjnë me dije se Jugu i Turqisë prej ditësh po përballet me vatra të shumta të zjarrit, dhe përmbytjet që goditën rajonet Bartin dhe Sinop përgjatë Detit të Zi.
Autoritet kanë njoftuar se në rajonet e goditura po vazhdon evakuimi i qytetarëve me helikopterë duke theksuar se disa rrugë janë mbyllur për shkak të dëmtimeve apo shembjes së urave.
Ndërkohë në një video të publikuar së fundmi shihet momenti i shpëtimit të një të moshuare dhe familjes së saj që kishin ngelur të bllokuar në çatinë e shtëpisë së tyre.
Nga pamjet mund të shihet se si ekipet e kërkim-shpëtimit, arrijnë ta shpëtojnë një grua të moshuar dhe familjen e saj që qëndronte në kulmin e shtëpisë.
Ndërkohë deri më tani dhjetëra shpi janë shkatërruar dhe gjësendet tjera nëpër rrugë të qyteteve, e një video tjetër shihet sasia e madhe e baltës duke shembur shtëpinë. /abcnews.al
Turkish helicopter crew airlifted an elderly woman and her family to safety after they were stranded on a rooftop as flash floods hit Kastamonu pic.twitter.com/JuHluqgm9e
— TRT World (@trtworld) August 12, 2021