Ballina Bota Vala e nxehtësisë në Spanjë, termometri shënon 47.4 gradë

Vala e nxehtësisë në Spanjë, termometri shënon 47.4 gradë

Vala e nxehtësisë që goditi Spanjën dje theu rekordin absolut të temperaturës në vend me 47.4 gradë Celsius në Montoro, në provincën e Kordobës në jug , sipas shërbimit meteorologjik spanjoll (AEMET).

“Kjo është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Spanjë,” tha sot zëdhënësi i AEMET Ruben del Campo, duke theksuar se këto ishin të dhëna të përkohshme që do të duhej të vërtetoheshin në ditët në vijim.

Kjo temperaturë, e cila u regjistrua dje në orën 17.00 sipas kohës lokale, është më e lartë se rekordi i mëparshëm, i cili u regjistrua më 13 korrik 2017 në të njëjtën zonë.

Menjëherë pas kësaj, ternometri arriti 46.9 gradë në aeroportin Cordoba.

Vala e nxehtësisë vazhdon edhe sot në Spanjë me termometra që tregojnë mbi 45 gradë Celsius në shumë zona. g.v/abcnews.al