Jo të gjithë e djegin pasaportën shqiptare ,kur shkojnë në vend të huaj apo marrin një pasaportë të një shteti evropian.
Një çift i ri nga Kosova kanë vendosur që të jetojnë në Shqipëri. Ata kanë marrë në Bashkinë e Rrogozhinës shtetësinë shqiptare, duke bërë dhe betimin para kryebashkiakut. Lajmin e jep kryebashkiaku Edison Memolla. Duket se çifti do të jetojë në Rrogozhinë. “Kënaqësi tepër e madhe kur shqipëtarët e Kosovës duan të identifikohen me pashaportën Shqiptare. Ndjehem i lumtur që isha pjesë e betimit dhe dëshmitar i dëshirës tuaj për të qenë shtetas të kombit tonë.Do jeni gjithmonë të mirëpritur”, shkruan Memolla dhe ndan fotot e mëposhtme.