Dje, Kreu i Meduzës së krimit të organizuar të karteleve të drogës dhe korrupsionit, shpalli emrat e narko-qeverisë “Rama 3” apo të fatkeqësisë së tretë kombëtare për Shqipërinë.
“Rama 3” është fatkeqësia e tretë kombëtare e shqiptarëve sepse ardhja në pushtet për të tretën herë e Edvin Kristaq Ramës bazohet në instalimin e partisë -shtet, në blerjen masive të votës, në përdorimin masiv të të dhënave personale njëlloj si në diktaturë, në dhunimin nga bandat dhe krimi i votës së qytetarëve shqiptarë.
Mandati i tretë i Edvin Kristaq Ramës është fatkeqësia e tretë kombëtare e shqiptarëve sepse vjen pas dy mandateve në të cilat shqiptarët u mashtruan e u varfëruan, u izoluan si kurrë ndonjëherë më parë në këto 30 vite.
Sot, pas dy mandateve, shqiptarët, nga qytetarët me rrogën mesatare me të lartë në rajon, kanë rrogën mesatare më të ulët në rajon, 30% më të ulët edhe se Kosova.
Shërbimet ndaj qytetarëve u shpartalluan; nga Covid-19 vdiqën më shumë shqiptarë se çdo komb tjetër në Europë dhe në botë, kjo sepse ata janë qytetarët më të pambrojtur të kësaj toke.
Mandati i tretë i Edvin Ramës është fatkeqësia e tretë kombëtare sepse njëlloj si dy të tjerat, do të jetë mandati i krimit, drogës, konsolidimit përfundimtar të narko-shtetit dhe kakistokracisë.
Në dy mandatet e para të Kreut të Meduzës, Shqipëria u shndërrua në narko-shtetin e vetëm në Europë, qender operacionale e organizatave kriminale të rajonit, Europës, Amerikës së Veriut, Lindjes së Mesme dhe Amerikës së Jugut, prodhues kryesor i kanabisit në Europë, rrugë kryesore e heroinës për Europën dhe bazë e madhe e zbarkimit të drogave të forta nga Amerika Latine.
“Rama 3” është fatkeqësia e tretë madhore e shqiptarëve sepse njëlloj si dy mandatet e tjera bazohet në vjedhjen në taksa, dogana, prokurime të të ardhurave të qytetarëve shqiptarë nga klika kleptokratike në pushtet. Në dy mandatet e shkuara korrupsioni kapi nivelet më të larta të pushtetit, Shqipëria u ngjit në vendin e dytë në botë për ryshfetin, prokurimet sekrete u rritën me 15 herë, çmimi i ndërtimit të një kilometër rrugë u rrit me 8 herë.
Mandati i tretë nis kur për shkak të vjedhjeve të papërmbajtura nga Kreu i Meduzës dhe hajnat e tij në Shqipëri kanë përfunduar së ndërtuari gjithsej 27 km rrugë të bajpasit të Fierit dhe 7 km rrugë Ibë- Farkë, traseja e të cilave ishte ngritur para vitit 2013. Ndërkohë që në vitet 2005-2013 u ndërtuan 11300 km rrugë autostrada ura dhe tunele.
Mandati i tretë është mandati i fatkeqësisë së tretë kombëtare sepse:
1- Me dy mandatet e tij, Edvin Kristaq Rama u dëshmua një Vaso Çubrilloviç i vërtetë, i cili me politikën që ndoqi përzuri nga Shqipëria mbi 530 000 qytetarë të saj.
2- Ai, me muret e drogës, krimit dhe korrupsionit që ndërtoi në dy mandatet e shkuara, i mbylli dyert e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Ndërkohë që në vitet 2005-2013, Shqiperia arriti:
⁃ firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE
⁃ pranimin e kërkesës së saj për t’u bërë vend anëtar i BE,
⁃ liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian
⁃ rekomandimin para zgjedhjeve të vitit 2013, të Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat.
⁃ ajo mori ftesën dhe u anëtarësua në NATO.
3-Së fundi, mandati i tretë i Zografit Bis është mandati më i rrezikshëm në historinë e kombit shqiptar, ky është mandati i zvogëlimit të Shqipërisë me mijëra kilometra në hapësirën e saj detare dhe ajrore
-Në dy mandatet e mëparshme, njëlloj si Jorgo Kristaqis, Zografi që dekadën e dytë të shekullit të kaluar shiti jugun e vendit tek padronët e tij, Edvin Kristaqis Rama apo Zografi Bis i shiti Greqisë mbi 1200 km katrorë hapësirë detare dhe triliona euro depozita gazi dhe nafte në ujërat tona territoriale si dhe qindra kilometra hapësirë ajrore. Këtë mandat ai do të sanksionojë në ligje, shitjen e territoreve ujore dhe pasurive nënujore përrallore të Shqipërisë dhe hapësirës së saj ajrore.
Mandati i tretë i Argatit të Vuçiçit është mandati më i rrezikshëm në historinë e kombit shqiptar, mandati i vasalitetit të plotë të Shqipërisë ndaj Beogradit, të rrethimit të Kosovës nga klikat anti-shqiptare të Tiranës dhe Shkupit.
Në dy mandatet e para, Trojka famëzezë shqipfolëse por albanofobe Rama-Thaçi-Baton Stanishiqi, bënë gjithçka të copëtonin dhe ndanin Kosovën, po dështuan.
Në mandatin e dytë, Edvin Kristaq Rama firmosi traktatin antishqiptar të serbo-madhisë së Novisadit në hartën e të cilit padroni Vuçiç dhe lakejt e tij Rama -Zaev fshinë Kosovën nga harta e Ballkanit dhe krijuan mini-Jugosllavinë me emrin kallp Minishengen duke shndërruar kështu Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në shtete vasale të Beogradit.
Pas këtij akti të tradhtisë së lartë kombëtare, argati i Beogradit do të shpallte me porosi të padronit Vuçiç, luftë të ftohtë Prishtinës.
Për mbrojtjen nga përdhosja e gangsterëve të Ballkanit të emrit Shengen, BE urdhëroi ndalimin e përdorimit të këtij emri si maskë e mini-Jugosllavisë.
Kjo detyroi serbomadhin Vuçiç t’i ndryshojë emrin mini-Jugosllavisë nga Minishengen – në “Ballkan i Hapur” dhe të firmosë me argatët e tij në Shkup, traktatin e Ballkanit të Hapur përsëri për një mini-Jugosllavi dhe për të nderuar kështu multimiliardierin George Soros që ka propozuar i pari këtë krijesë.
Mandati i tretë do të jetë pra mandati i vasalizimit të plotë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ndaj Beogradit, i rrethimit të Kosovës pothuaj nga të gjitha anët nga klika antishqiptare serbe, maqedonase dhe shqiptare albanofobe.
Të gjitha këto janë një thirrje, një kushtrim për çdo qytetar shqiptar, të ngrihet kundër kësaj klike antikombëtare të ngritur mbi krimin, drogën, korrupsionin dhe tradhtinë e lartë kombëtare.