Ballina Aktualitet ASh-ja i reagon Zaevit: Nuk jemi B D I, s’mund t’i dirigjosh...

ASh-ja i reagon Zaevit: Nuk jemi B D I, s’mund t’i dirigjosh bashkëpunimet tona

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev për koalic*ionin parazgjedhor të opozitës.

“Frika dhe paniku nga humbja në këto zgjedhje e kanë detyruar kryeministrin Zoran Zaev, partnerin e Sasho Mijallkovit dhe Katica Janevës, që të merret më shumë me opozitën dhe vendimet tona. I bëjmë me dije se ne nuk jemi B D I dhe nuk mund ai të na dirigjojë as veprimet politike dhe as kandidaturat ose bashkëpunimet. Këtë ia dëshmuam kur braktisëm Qeverinë për shkak të këtyre parimeve dhe e dijmë se kjo është dhimbja më e madhe e tij.

Për sa i takon logjikës dhe përmbajtjes së bashkëpunimeve, e pyesim publikisht Zaevin: 1. Ku e gjeti logjikën të bëjë koal*icion dhe ta emërojë ministër “pacientin” që vetë e deno*ncoi? 2. Ku e gjen logjikën të mbështesë përsëri Ramiz Merkon për të cilin një herë ju kërkoi falje struganëve që e ka mbështetur, pasi e cilësonte si m a f i a urbane dhe shkat*ërrues të Liqenit? 3. Ku e gjen logjikën ta mbështesë përsëri Blerim Bexhetin i cili kurdiste gjyk*atës dhe prok*uror nga defteri i Mijallkovit dhe vetë e akuzon se po e shkat*ërron Treskën? 4. Ku e gjen logjikën ta mbështesë përsëri Teuta Arifin, kryetaren më të dobët në historinë e Tetovës? 5. Ku e gjen logjikën ta mbështesë Nevzat Bejtën, humbësin se*rik të cilin gostivarasit tri herë e kanë dën*uar me vote? 6. Ku gjen logjikë ta mbështesë Visar Ganiun, i cili bashkë me Shilegovin ndërtojnë mure që e ndajnë qytetin në dysh, ndërkohë që e kanë gojën plot me shoqëri për të gjithë? Në veprimet dhe deklaratat tuaja ka vetëm një logjikë, kri*mi, korru*psioni dhe ruajtja e kulluqeve që të shpëtoni nga drejtësia. Por, të gjithave ju ka ardhur fundi”, thonë nga ASh-ja, transmeton TV21.

@tn.lajmelokale
@tetovanews