Bill Gejts, Opra Vinfri, Stiv Xhobs, me siguri ju bie ndërmend të paktën një nga këta emra kur flitet për njeëz të suksesshëm. Ndonëse këta janë shembuj të shkëlqyeshëm, ekzistojnë edhe njerëz të tjerë të suksesshëm në mënyrën e tyre, ndonëse nuk janë të famshëm.Por, shprehitë e tyre janë një rrëfim më vete.
Të gjithë njerëzit e sukseshëm i bëjnë po të njëjtat gjëra, të cilat i bëjnë të dallueshëm ata nga njerëzit që punojnë përditë nga ora 9 deri në 17 dhe kurrë nuk mendojnë për përparim. Nëse dëshironi të jeni një nga më të mirët, nëse dëshironi të mos jeni të “rëndomtë” atëherë filloni që përditë t’i bëni këto dhjetë gjëra.
Stiv Xhobsi (1955-2011), kurrë s’ka ndaluar së përpjekuri për relizimin e vizionit të vet.
1) ATA TËRËSISHT I PËRKUSHTOHEN QËLLIMIT QË KANË
Kur njerëzit e sukseshëm vendosin një qëllim para vetes, asgjë nuk mund t’u ndalojë në rrugë. Ata i përkushtohen plotësisht këtij qëllimi dhe nga njerëzit e rëndomtë i ndanë kuraja për të mos ndaluar derisa ta arrijnë atë që duan.
2) JANË KËMBËNGULËS
Pengesat janë normale në rrugën drejt qëllimit dhe askush s’mund t’i planifikojë ato. Por edhe ju mund të veendosni ta vazhdoni rrugën, pavarësisht nga pengesat eventuale. Lufta me ta dhe mosdorëzimi është një mënyrë e arritjes së suksesit.
3) ATA MARRIN PËRGJEEGJËSI
Njerëzit e sukseshëm e dinë se janë vetë ata ndërtues të fatit të tyre. Nuk mund t’i dëgjoni kurrë të ankohen për pegesat që u kanë dalë në rrugën drejt suksesit. Në vend të ankesave ata hapërojnë përpara duke e ditur se vetëm ata mund ta shpiejnë veten e tyre drejt suksesit.
4) ATA JANË TË ZELLSHËM
A keni takuar dikend që është i sukseshëm dhe dembel? Sigurisht që jo. E vërtetë është se rruga drejt suksesit kërkon punë të rëndë. Nëse doni të jeni i sukseshëm dhe të arrini rezultate të mira, jeni të detyruar të zgjoheni herët, të flini vonë dhe ta shfrytëzoni tërësisht kohën tuaj. Suksesi nuk vjen për ata që e dëshirojnë, por për ata që e meritojnë.
5) KALONI KOHË ME NJERËZ TË SUKSESSHËM
Një profesor dikur ka thënë: “Nëse dëshironi të jeni i pasur, shoqërohuni me njerëz të pasur. Nëse dëshirni të jeni të ndjeshëm, kaloni kohë me njerëz të ndjeshëm. Nëse dëshironi të jeni i varfër, shoqërohuni me varfanjakë”
Është e vërtetë që njerëzit sillen si ata që i rrethojnë. Mënyra e të menduarit është ngjitëse. Kështu që nëse dëshironi sukses të madh në jetë, shoqërohuni me njerëz të sukseshëm. Nuk njihni asnjë të tillë? Atëherë duhet të lexoni libra për jetën e tyre apo të shihni ndonjë film që u kushtohet atyre, mbase edhe ndonjë intervistë të tyren.
6) ATA BESOJNË NË VETE DHE NË VIZIONIN QË KANË
Nuk mund të vini lehtë deri te rezultatet e mira, prandaj është shumë me rëndësi të besoni në vete. Njerëzit më të sukseshëm në botë gjithmonë kanë pasur shumë vetëbesim dhe kanë besuar në vizionin e tyre.
7) ATA KUJDESEN PËR VETEN
A keni parë ndonjë njeri të suksesshëm por rë shkujdesur? Natyrisht gjithmojnë ekzistojnë përjashtimet, por shumica e njerëzve të suksesshëm e dinë se u duhet energji për të ecur përpara dhe për ta arritur këtë duhet ngrënë ushqim i shëndetshëm, duhet ushtruar dhe pushuar
Opra Vinfri në vitin 2013 ka marrë doktoratë nderi nga “Harvardi”.
8) ATA PUSHOJNË DHE I MBUSHIN BATERITË
Puna është gjëja më e rëndësishme në rrugën drejt suksesit, por nuk mund të punoni pa ndalë. Njerëzit e sukseshëm punojnë dhe pastaj pushojnë, në mënyrë që ta freskojnë trupin dhe mendjen e tyre.
9) ATA VAZHDIMISHT MËSOJNË
Njerëzit e suksesshëm besojnë se mësimi nuk mbaron kurrë. Madje edhe pa arsimim formal, ata vazhdojnë të mësojnë nga librat, revistat, konferencat dhe njerëzit e tjerë. Ka nga ata që rishtaz i përkushtohen fakultetit.
10) ATA GABOJNË DHE MËSOJNË NGA GABIMET E VETA
Njerëzit e sukseshëm nuk kanë frikë të rrezikojnë. Përshkak të vetbesimit që kanë, ata cdo gabim e konsiderojnë si mundësi për të mësuar dicka. Prandaj, mos keni frikë nga gabimet dhe nëse ndodh të gaboni, përpiquni ta konsideroni si mësim që të mos ju përsëritet në të ardhmen.
Femina