Së bashku me drejtorin e Agjencisë së Punësimit, Abdush Demiri ishim për vizitë në Qendrën e Punësimit në Tetovë, ku u pritëm nga drejtori i Qendrës së Punësimit, Armend Salihi, ku nga afër pamë punët që janë në ndërtim e sipër për rikonstruimin e kësaj qendre, shkruan kryetari i Lëvizjes BESA dhe tani kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës Bilall Kasami në faqen e tij zyrtare në facebook.
Qendra e Punësimit në Tetovë, e anashkaluar tash e 60 vite po bëhet realitet, sot, falë politikave të mirëfillta të Lëvizjes BESA. Pas rinovimit, Qendra e Punësimit do të jetë në dispozicion të qytetarëve, me kushte më të denja pune, shërbime efikase për qytetarët dhe një pamje moderne për qytetin tonë!
Video bonus:
https://youtu.be/HBBFnnH-kTA