Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një kumtese me shkrim lëshuar mediave, ka reaguar në lidhje me deklaratën e kreut të B D I-së, Ali Ahmeti, i cili tha se kundër dukurive të shëmtuara në vazhdimësi duhet të luf*tohet. Nga ASH-ja thonë se të korruptuarit nuk mund ta luftojnë korrupsionin.
Kumtesa e plotë
“Hipokrizia dhe arroganca e B D I-së po merr përmasa shqetësuese, po aq sa edhe vetë
niveli i korrupsionit për të cilin krerët e kësaj partie flasin sot pa fije turpi. Nuk mund të pritet që ta luftojnë korrupsionin ata që për 20 vite e instaluan atë në çdo pore të sistemit.
Korrupsioni nuk luftohet me kryetarët aktual të komunave që udhëhiqen nga B D I, mandatet e të cilëve “arritjen” më të madhe e kanë vetë korrupsionin. Mënyra e vetme për ta lu*ftu korupsionin eshte humbja e zgjedhjeve nga B D I.
Korrupsioni do të merr goditjen fatale nga qytetarët në zgjedhjet lokale dhe më pas edhe në ato parlamentare. Deklarata e Ali Ahmetit se kjo çështje nuk duhet t’i lihet vetëm politikës, është vetëm një tentim për t’ua hedhur fajin edhe mediave, sektorit civil dhe qytetarëve. Këtyre të fundit ne u bëjmë thirrje që bashkërisht t’i adresojmë dhe luftojmë të korruptuarit dhe t’ua heqim nga duart çdo pushtet e mundësi për kri*m dhe korrupsion dhe të mos lejojnë edhe më tej që dikush si Ahmeti e B D I t’i njollosë pa të drejtë”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.