Në mesiditën e ditës së sotme në Kumanovë është var*rosur 28 vjeçari nga Zvicra që humbi jetën tragj*ikisht duke rënë nga ballkoni i katit të pestë të hotelit Rogner në Tiranë.
Ne ceremonine e përcjelljes për në banesën e fundit ishin të pranishëm përpos familjarëve edhe qindra miq, kolegë e shokë nga Maqedonia, Republika e Kosovës, nga Lugina e Preshevës dhe Zvicra që kishin ardhur per t’i dhënë lamtumiren e fundit djalit, vëllait, dajës, nipit, shokut dhe mikut Ajdin Mustafi 28-vjecar, njofton korrespodenti i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Nga Gjeneva erdhën mbi 30 shokë, kolegë e miq shqiptarë dhe zviceranë për ta përshëndetur për herë të fundit të ndjerin Ajdin Mustafi i cili la pas vetes dy fëmijë, një va*jzë dhe një djalë.
Në fund të ceremonisë prindërit e tij falënderuan shokët dhe miqtë e djalit që e humbën, të cilët kishin ardhur nga larg për ta nderuar për herë të fundit.
Ceremoia e var*rimit u zhvillua sot në mesditë nën drejtimin Bashkesisë Islame të qytetit të Kumanovës. Për jeten dhe veprimtarinë e tij një fjalim e mbajti imami xhamisë së Kumanovës, Iljasa ef. Mahmudi, i cili ndër tjera tha se Ajdin Mustafi ishte punëtor dhe shembull integrimi ne Kantonin e Gjenevës në Zvicer.
Hotel Rogner i pozicionuar në zemër të Tiranës ishte shndërruar në një skenë kri*mi.
Për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së këtij hoteli, një 28-vjeçar (A.M) ka humbur jetën në mënyrë tra*gjike.
I riu 28-vjeçari nga Gjeneva i cili humbi jetën ditën e premte,10 shtator, pasi ra nga kati i pestë i Hotelit Rogner në Tiranë.
Ai humbi jetën tragji*kisht pasi ishte mbështetur me shpinë në kangjellat e hotelit në katin e 5-të, të cilat kanë qenë të amortizuara dhe ka bërë që të bien mbi një automjet në parkingun e hotelit.
Menjëherë është bërë transportimi për në sp*ital ku ka ai ndërruar jetë. Që nga ajo ditë heti*met e polc*isë për vde*kjen e të riut zviceran me origjinë shiptare ende vazhdojnë për të zbardhur rastin.