Lajmi i trishtë erdhi sot nga Spliti, ku Zhana Lelas, një nga basketbollistet më të suksesshme kroate në histori, i dha fund jetës tragj*ikisht në mohën 52 vjeçare.
Fatkeqësisht, ajo sot u hodh nga ndërtesa në Split. Zhana Lelas, basketbolliste kroate, fitoi medaljen argjendtë në Lojërat Olimpike të Seulit 1988. Duke luajtur për ZHKK Croatia, në 1995 ajo ishte golashënuesja e tretë më e mirë e sezonit në Kupën Lilliane Ronchetti, me një mesatare prej 20.9 pikë në lojë. Ajo drejtoi Akademinë e Basketbollit Zhana Lelas, e cila është bërë një nga ekipet më të mira të basketbollit për femra në Kroaci vitet e fundit. Klubi u themelua në korrik 2016.
Burri i saj Vjekoslav Lokica, një trajner futbolli, gjithashtu e ndihmoi atë në akademi. – Ne jemi një klub që funksionon praktikisht pa asnjë ndihmë financiare nga bashkia, sponsorët … Ne financohemi nga tarifat e anëtarësimit, prindërit tanë gjithashtu na ndihmojnë, tha Vjekoslav Lokica dy vjet më parë, njoftojnë mediet kroate, transmeton Tetova News.