Asambleja vjetore e Lidhjes së mbarështuesve të deleve “Bariu Modern” u mbajt sot për herë të tretë, në prani të anëtarëve të Lidhjes dhe përfaqësuesve të MBPEU-së, AUV dhe AMFBZHR, shkruan ministri Arjanit Hoxha në faqen e tij zyrtare në facebook.
Zhvillimi i mbarështimit të deleve është një nga qëllimet tona i cili është definuar edhe në Strategjinë Nacionale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Kushtet për rritjen e deleve në territorin tonë janë në rrezik për shkak të ndryshimeve klimatike, të cilat ndikojnë në cilësinë e kullotave. Ndikimi i thatësirës, i cili është bërë më i shpeshtë vitet e fundit, është veçanërisht i fuqishëm. Në atë drejtim, është e nevojshme që kushtet për mbarështimin e deleve të përshtaten me ndryshimet e reja klimatike në mënyrë që të mbrojnë mbarështimin e deleve, e cila është dega jonë strategjike e blegtorisë.
Tema e Asamblesë vjetore të sotme ishte edhe Ligji për Tokën, Ligji për Kullotat, subvencionimi dhe mundësitë për bashkëpunim ndërkombëtar me vendet fqinje.