Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, i cili garon për kryetar të Komunën së Tetovës, dje ka vizituar fshatrat Llacë, Sellcë dhe Vicë, ku ka bashkëbiseduar me banorët e këtyre fshatrave. Ai në fillim ka ndaluar në Kalanë e Tetovës, ku ka deklaruar se rivitalizimi i saj është edhe në programin e tij:
E filluam fushatën nga Kalaja e Tetovës, monument i lënë në harresë nga udhëheqësitë e deritanishme.
Në programin e Lëvizjes BESA rivitalizimi i Kalasë është prioritet, duke siguruar fonde që do ta shndërrojnë në atraksion turistik e kulturor për vizitorët e huaj dhe vendas, projekt që do të risë edhe mirëqenien e banorëve lokal të kësaj pjese.
Sellca e cila duhej të ishte një paralagje moderne e Tetovës, ka ngelur pa ujë e me shkollë të shkatërruar. Ndryshimi filloj prej sot dhe prej këtu!
Vërtetë rruga për në Vicë është e shkatërruar, por njerëzit e Vicës janë gjithë zemër. Rrugën do ta ndërtojmë, bashkë me të ardhmen e Tetovës!
Ne nuk jemi vetëm për t’i dëgjuar hallet e tyre, por duhet të gjejmë edhe zgjidhje. Bashkëbiseduam me banorët e Llacës!