Ballina Aktualitet Kurti i përgjigjet në serbisht gazetares në konferencë: Nuk ka barazi pa...

Kurti i përgjigjet në serbisht gazetares në konferencë: Nuk ka barazi pa reciprocitet (VIDEO)

Gjatë konferencës së përbashkët me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ndal te tensionet në veri të Kosovës.
Ai tha se Kosova është e gatshme të heqë vendosjen e targave të përkohshme, nëse të njëjtën gjë e bën dhe Serbia. Ndër të tjera, ai tha se nuk ka rëndësi se cila nacionalitet është, por e rëndësishme është barazia.

Pyetje: Edhe sa kohë do të vazhdojë Serbia të sillet si fëmijë i lazdruar dhe si viktimë e sherreve që i krijon ajo vetë?

“Ne do të donim që të mos ketë barrikada, e as të ketë sulme siç kanë qenë disa me elemente terroriste. Gjithashtu, duhet të jenë dhe kufitarët tanë aty jo forcat speciale. Këtë shtet e kanë njohur 22 shtete të BE, pavarësia e Kosovës është realitet. Sa më shpejt të pranohet kjo, do të jetë më e mirë për të gjithë ne. Serbët në Kosovë janë shumë respektues ndaj masave tona, por atje ka një kryetar që flet me gjuhën e viteve ’90. Unë jam i gatshëm të pranoj zgjidhjen e re që nënkupton gjithëpërfshirjen dhe reciprocitetin.

https://youtu.be/oQbCSIeTrNA

Nuk ka barazi pa reciprocitet. Unë kam ofruar një zgjidhje të tillë dhe ne si Republikë e Kosovës i largojmë tabelat e përkohshme dhe udhëtojmë normalisht. Duhet të kuptoni që 11 mijë makina kanë hyrë dhe asnjë polic s’ka bërë provokim. Ne nuk na intereson cili është nacionaliteti, ne na duhet barazia”, tha Kurti.

https://youtu.be/v2Ne5C-JmIY

@tn.lajmelokale
@tetovanews