Ballina Aktualitet Bilall Kasami në “Rrugën e Butiqeve” në Tetovë, premton përkrahje për biznesin...

Bilall Kasami në “Rrugën e Butiqeve” në Tetovë, premton përkrahje për biznesin e vogël (VIDEO+FOTO)

Gjatë ditës së sotme kryetari i Lëvizjes Besa, njëkohësisht edhe kandidat për kreun e Komunës së Tetovës, ka vizituar rrugën e ashtuquajtur të butiqeve, rrugë kjo e cila është e njohur për dyqanet me produkte artizanale të komunës së Tetovës.

Gjatë takimit spontan me qytetarët dhe pronarët e dyqaneve artizanale, Kasami ka shpalosur edhe programin e tij për sa i përket zhillimit të këtij sektori.

Ekonomia tetovare ka ende energji të paçliruar. Lëvizja BESA do ta “rindërtojë” modelin e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenien ekonomike përmes investimeve kapitale dhe investimeve të huaja, projekteve lokale, iniciativës ndërmarrëse, zhvillimit të agrobiznesit, agroturizmit dhe turizmit rekreativ e kulturor, tërheqjen e investimeve të huaja direkte në zonën ekonomike të Tetovës, lehtësirave fiskale dhe administrative duke synuar t’a ulim papunësinë, sidomos për të rinjtë.

https://youtu.be/1uZJCd2cQa0

Komuna e Tetovës e udhëhequr nga Lëvizja BESA do të garantojë sigurinë e investimeve dhe mirëqenien e tetovarëve, ku do të balancohen interesat e grupeve dhe shtresave të ndryshme sociale, duke u bazuar në tre fushat e ndërlidhura të ekonomisë, shoqërisë dhe mjedisit.

Jeta kulturore dhe artistike e banorëve të Tetovës është një objektiv i rëndësishëm për Lëvizjen BESA. Prandaj, Lëvizja BESA nëpërmjet projekteve konkrete do t’i përkrah teatrot, bibliotekat, punëtorët e kulturës, shoqëritë kulturore dhe artistike. Do të kemi kujdes dhe përkushtim të veçantë për trashëgiminë kulturore dhe historike, si dhe potencialin e turizmit kulturor. Si në fushën e arsimit, ashtu edhe në kulturë do të inicojmë bashkëpunim me institucionet simotra në rajon, me qëllim të këmbimit të praktikave dhe përvojave të mira.

Aktivitete të tjera të sotme të Kasamit: