Ballina Aktualitet Në Zhelinë “ndizen motorët” për zgjedhjet lokale, hapen shtabet…(VIDEO+FOTO)

Në Zhelinë “ndizen motorët” për zgjedhjet lokale, hapen shtabet…(VIDEO+FOTO)

Në Komunën e Zhelinës janë “ndizur motorët” për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Kandidatët për kryetar nga Bashkimi Demokratik Integrim, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, Fatmir Izairi, Blerim Sejdiu dhe Mahir Ziberi kanë hapur shtabet komunale elektorale.

Hapja e shtabit të Fatmir Izairit:

https://youtu.be/OwjfHaFlsco

Hapja e shtabit komunal të Aleancës për Shqiptarët në Zhelinë:

Dega e Aleancës për Shqiptarët në komunën e Zhelinës, në prani edhe të Kandidatit për Kryetar të komunës Zhelinës nga radhët e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët – Alternativa, Mahir ziberi bashkë me bartësin e listës zgjedhore për këshilltar, Nderim Tahiri si dhe qytetarë të shumtë të kësaj komune, sonte ishin i pranishëm në hapjen solemne të shtabit të kësaj partie në Zhelinë.

Këtë event zgjedhor me praninë e tij e nderoi edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i shoqëruar edhe nga deputetja Ilire Dauti, të cilët edhe mbajtën fjalim para të pranishmëve.

Të nderuar bashkëqytetarë,
Sonte, nga Zhelina u dha mesazhi i fitores së madhe, me ka krejt më 17 Tetor!
Bashkë me qytetarët tanë të entuziazmuar hapëm Shtabin zgjedhor komunal në Komunën e Zhelinës, shkruan kandidati i Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu.
Qytetarët tanë ashtu sikur vitin 2017 që dijtën të bëjnë dallimin në komunën e Zhelinës, në këto zgjedhje ende më bindshëm dhe fuqishëm do të vendosin për të ardhmen e tyre.

@tn.lajmelokale
@tetovanews