Ballina Bota ITALI – Tornado me breshër dhe shi me gjyma në Catania të...

ITALI – Tornado me breshër dhe shi me gjyma në Catania të Sicilisë (VIDEO+FOTO)

Një stuhi me shi dhe breshër go*diti Catania-n, Sicili dje, dhe autoritetet e qytetit njoftuan në Facebook se u god*itën nga një “tornado”.

Mediat lokale raportuan se disa persona u pla*gosën, por askush nuk u dërgua në spital. Disa shtëpi u dëmtuan, pemët u shkulën dhe disa rrugë u mbyllën. Katër aeroplanët që do të uleshin duhej të ridrejtoheshin në aeroportet e tjera.Italia u go*dit nga stuhitë këtë javë, kështu që në Liguria pas shirave të dendur pardje dhe dje, lumenjtë dolën nga shtrati. Një urë e vogël u shemb dhe shpëtimtarët duhej të evakuonin 10 familje, raportuan mediat italiane.

Shiu në Savona pardje ishte më i fuqishmi në histori, duke shka*ktuar rrëshqitje toke dhe përmbytje. Trafiku rrugor dhe hekurudhor u ndërpre.

https://youtu.be/y1cnI8t2qO4

https://youtu.be/PzuMxNSFVZE

https://youtu.be/oMy0DMv_ZSU

https://youtu.be/iQHBQpVaqvs

ZGJEDHJET LOKALE 2021:

Dje në emisionin e “Pastel” në TV21 i ftuar ishte kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami së bashku me bashkëshorten e tij Ajshen. Në emision u bisedua më shumë për jetën e Bilall Kasamit jashtë politikës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews