Kryetari aktual i komunës së Likovës, Erkan Arifi, thotë se gjatë mandatit katër vjeçar ka realizuar 90 për qind të projekteve nga programi i tij. Në një intervistë për gazetën lajm ai ka përmendur shumë projekte ndërsa në detaje ka përshkruar atë të ndërtimit të ujësjellësit në komunën e Likovës.
“Sa i pëket projektit të ujësjellësit për tërë vendbanimet e komunës së Likovës është një projekt kapital që ka një kosto të lartë dhe ne si vetëqeverisje lokale së bashku me pushteti qendror gjatë mandatit tim katërvjeçar kemi realizuar punimet edhe atë duke vazhduar nga stacioni i filtrimit për ujë të pijshëm për tërë komunën e Likovës, ai objekt ka përfundur dhe kap kosto rreth 1.350.000 euro. Është financuar nga Banka Evropiane Investuese dhe Komuna e Likovës. Padrejtësia për qytetarët e Likovës po merr fund. Deri në fund të këtij viti gjashtë fshatra të komunës së Likovës do të përfundon rrjeti sekundar dhe do t’i kyçim fshat pas fshati në ujësjellësin edhe komunës së Likovës. Na mbeten edhe pesë fshatra tjerë që do të vazhdojmë me sigurimin e mjeteve në vitet e ardhshme për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie shekullore. Në projektin e ujësjellësit brenda katër viteve janë investuar 7.675.000 euro”, ka deklaruar kryetari aktual i komunës së Likovës, Erkan Arifi.