Ballina Lajme 11 tetori ditë jopune për të gjithë qytetarët në RMV

11 tetori ditë jopune për të gjithë qytetarët në RMV

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Siç njotojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, më 11 tetor, në Ditën e Kryengritjes Popullore do të jetë ditë pushimi për gjithë qytetarë e Maqedonisë së Veriut.

Deri në fund të vitit kalendarik, sipas MPPS-së, ditë pushimi do të jetë edhe 23 tetori dhe 8 dhjetori.

Përveç këtyre festave shtetërore, për shqiptarët ditë pushimi do të jetë edhe 22 nëntori, Dita e Alfabetit.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në njoftim uroi qytetarët për Ditën e Kryengritjes Popullore.