Ballina Aktualitet Lajme Kurti zbulon detaje nga takimi me Vuçiqin, tregon çfarë folën në praninë...

Kurti zbulon detaje nga takimi me Vuçiqin, tregon çfarë folën në praninë e Merkel dhe Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku të pranishëm ishin edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Kurti tregoi se për çfarë u bisedua në këtë takim në Bërdo të Sllovenisë, ndërsa theksoi Procesin e Berlinit.

“Në një bisedë me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron & Presidentin e Serbisë, ne folëm për Procesin e Berlinit; lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave”, shkroi Kurti në Twitter.

Ai tha se Kosova i mbështet marrëveshjes në të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të trajtohen në mënyrë të barabartë.

“Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e BB6 trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë”, shkroi Kurti.