Ballina Aktualitet Lajme Pajtim Thaçi: Znj. Teuta, kur do të përfundojë ndërtimi i Bibliotekës dhe...

Pajtim Thaçi: Znj. Teuta, kur do të përfundojë ndërtimi i Bibliotekës dhe Teatrit të Tetovës?

Pajtim Thaçi: Znj. Teuta, kur do të përfundojë ndërtimi i Bibliotekës dhe Teatrit të Tetovës?

Të dashur qytetarë,

Sot, jemi këtu ku do duhej të ishte bibloteka dhe Teatri i ri i Tetovës. Sot pas 8 viteve që kur ka filluar ky projekt, akoma nuk është i përfunduar. Faza e parë ka kushtuar diku rreth 15 milion euro, ndërsa faza e dytë pritet të kushtojë diku rreth 30 milion euro. Gjithsej mbi 45 milion euro.

Ne kërkojmë spjegim nga nënkryetarja e BDI-së znj. Teuta Arifi ta dijmë se kur e kanë në plan ta përfundojnë këtë biblotekë dhe teatër sepse e dijmë se Tetova ka mijëra studentë, mijëra nxënës dhe mijëra qytetarë të cilët duan ta shfrytëzojnë këtë biblotekë.

Gjithashtu ju sfidojmë të tregoni se cili institucion shtetëror në RMV ka marrë 8 e më shumë vite për të qenë i kompletuar. Poashtu na tregoni se kur do të përfundojë ky projekt. Edhe për fund, si gjithmonë, ju lutem na ktheni përgjigje për ato 56 mijë euro të harxhuara.

Ju falemnderit!

@tn.lajmelokale
@tetovanews