Kryetari Komunës së Zhelinës, njëkohësisht kandidat për mandatin e dytë në krye të këtij institucioni, Blerim Sejdiu ka vazhduar fushatën në lokalitetet e kësaj komune, duke zhvilluar takime me banorët. Njëkohësisht, në faqen e tij zyrtare në facebook ai ka vazhduar që çdo ditë të paraqes projektet e realizuara gjatë katër viteve të kaluara.Paraqitja e projekteve të realizuara do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim.
Përndryshe, Komuna e Zhelinës përbëhet nga këto fshatra: Zhelina, Cerova, Çifliku, Dobërca, Grupçini, Kapazhdolli, Llërca, Leshnica e Epërme, Leshnica e Poshtme, Lukovica, Merova, Novosella, Pallatica, Roglja, Sallareva, Strimnica, Treboshi dhe Uzurmishti.
VIDEO:
Rindërtimi i shkollës në Pallaticë!
Në mesin e 9 shkollave tjera, e renovuam tërësisht edhe shkollën “Ibrahim Temo” në Strimnicë, me mjetet e fituara nga Ambasada e Norvegjisë përmes UNOPS.
Nga vetëm 4 komunat nga Maqedonia që e fituan këtë projekt, ishte Komuna e Zhelinës.
Promovuam turizmin përmes festivalit në Sallarevë!
Asfaltim i rrugës në fshatin Grupçin.
VIDEO:
Stimuluam mërgimtarët tanë që të investojnë në vendbanimet e tyre, bashkë me Komunën e tyre. I tillë është rasti me Vesel Ahmedin, i cili investoi në vendilindjen e tij në Trebosh, ku bashkë me komunën e Zhelinës sot kemi këto pamje të rrugës së re dhe Sheshit të Plisave. Falenderojmë pafund mërgimtarët tanë!
Ndërtuam shkollë të re në Cerovë.
Asfaltimi i rrugës brenda fshatit Novosellë.
ZHELINA URBANIZOHET ME KA KREJT!
✅ Njësia Rajonale e Ministrisë së Bujqësisë – tashmë në Zhelinë;
✅ Njësia Rajonale e Agjencisë së Punësimit – tashmë në Zhelinë;
✅ Njësia Rajonale e Ministrisë së Punës dhe politikës sociale – shërbime sociale –
tashmë në Zhelinë;
✅ Pallati i Kulturës – Qendra Rinore – Ministria e Kulturës – tashmë në Zhelinë.
Të gjitha këta zyra të disperzuara të pushtetit qendror, për së pari herë hapen dhe u ofrohen qytetarëve të Komunës së Zhelinës. Të gjithë e dijmë se këta institucione qendrore kanë ekzistuar që nga themelimi i këtij shteti, edhe komuna ka qenë e udhëhequr 8 vite (2009-2017) nga kryetar komune – partia e të cilit ka qenë gjatë gjithë kohës në pushtetin qendror, mirëpo këta Zyra institucionale nuk u hapen asnjëherë, e as që pati tentativë që t’ju ofrohen këto shërbime qytetarëve të komunës së Zhelinës.
Ndërsa ne sot, qytetarëve tanë ua sjellim këta institucione në ‘prag të derës’, duke ua mundësuar bujqve dhe blegtorëve, që informacionet për subvencionim dhe aplikimeve për veprimtari të ndryshme bujqësore t’i marrin shumë lehtë dhe shpejtë, rasteve sociale t’i kryjnë punët në Zhelinë, si dhe shërbimeve tjera në lidhje me politikat e punësimeve, vërifikimin e kartelës së papunësimit, etj.
KOMUNA E ZHELINËS DREJTË URBANIZIMIT!
Asfaltimi i rrugës brenda fshatit Llërcë.
Fusha e sportit Dëbërcë.
Asfaltimi i rrugës brenda fshatit Strimnicë.
VIDEO: