Ballina Kronika LAJM I FUNDIT: Katër turistë rusë gjenden të vdekur në një hotel...

LAJM I FUNDIT: Katër turistë rusë gjenden të vdekur në një hotel në Qerret të Kavajës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë, ku 4 persona kanë humbur jetën.

Mësohet se viktimat u asfik*suan për vdekje brenda saunës së hotelit. Rrethanat dhe dinamika e ngjarjes janë të paqarta.

Viktimat janë dy burra dhe dy gra. Ata ishin turistë të huaj, shtetas rusë, të cilët prej 1 jave ndodhen në Shqipëri.

Katër turistët u gjetën të vdekur brenda saunës së hotelit pasi nuk ishin bashkuar me pjesën tjetër të grupit.

Nuk dihet nëse kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur për shkaqe të defektit teknik, për faj të stafit të hotelit apo për shkak të vetë turistëve. Këto dyshime do të sqarohen në vijim nga grupi hetimor që tashmë ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfik*suar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit rusë, K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prok*urorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ky është hoteli luksoz, ku u gjetën të vdekur 4 turistët rusë

Hotel “Gloria” është një hotel luksoz me 5 yje dhe është hapur në 2019.

Homazhe per Artjan Tepelenen!
Miq, fjala e lire dhe mediat humben nje kalores fisnik te tyre. Gazetari i mirenjohur dhe njeri nga personalitetet dhe themeluesit e shquar te gazetarise se lire, profesionistet me dinjitoz dhe me te afte te fushes, Artjan Tepelena mbylli shume parakohe syte pergjithmone.
Artjan Tepelena gjate karrieres se tij si gazetar i talentuar drejtoi me perkushtim te veçante dhe sukses te plote rrjetet kryesore radiotelevizive kombetare dhe private te vendit. Ai mbeshteti pa lekundje zhvillimet demokratike dhe me emisionet e drejtuara prej tij dha ndihmese te çmuar ne informimin me transparence dhe vertetesi te publikut shqiptar ne teresi por edhe ne zbulimin dhe denoncimin e krimeve te diktatures komuniste.
Artjan Tepelena ishte gjithashtu nje qytetar, bashksehort dhe prind shembullor dhe nje mik i dashur e i çmuar per virtutet e tij te spikatura per te gjithe ata qe kane patur fatin te gezojne miqesine e tij.
Duke shprehur mirenjohjen me te thelle per kontributin e tij te çmuar, shpreh dhimbjen dhe ngushellimet e mia me te ndjera familjes, miqve e te afermve per Artjanin e tyre te dashur dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar. Amin! sb