Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, Lëvizja Besa do të zhvillojë tubimin qendror e të fundit në Tetovë.
Tubimi sipas paralajmërimeve do të mbahet tek salla e sportit në Tetovë nga ora 19:00.
Në këtë tubim, kreu i Lëvizjes Besa, njëherit kandidat për kryetar Tetove do të promovojë programin e tij zgjedhor dhe planet konkrete para banorëve. Tubimi pritet të zhvillohet në ora 19:00
Ndryshe, Kasami gjatë ditëve që lamë pas ka vizituar çdo lagje dhe ka takuar pothuajse shumicën e banorëve të Tetovës për t’i shpalosur planet konkrete për Tetovën e re.
KOHA PËR DEBAT – KRYETARI I LËVIZJES BESA – BILALL KASAMI
Të ftuar në #DebatPernime janë kandidatët për kryetar të Tetovës: Bilall Kasami nga Lëvizja BESA; Sadi Bexheti nga PDSh dhe Vullnet Murseli nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Përballë kandidatëve për kryetar të Tetovës janë edhe kandidatet për asambliste të Tetovës: Elma Sherifi, Sevim Veseli Berzati dhe Yllzana Zeqiri nga Lëvizja BESA; Elmedina Abdullahi dhe Merita Saiti nga Iniciativa “Më Mirë për Tetovën”; Mona Sadiki dhe Rudina Aliu nga PDSh; Nesrin Sulejmani Iseni, Nurije Bajrami dhe Selda Aliji nga koalicioni ASh-AAA.

![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-238x178.avif)




![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-100x75.avif)
