Edhe pse gjatë natës, kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari festoi fitoren ndaj rivalit të tij Nevzat Bejta nga B D I, këtë mëngjes një “dush i ftohtë” mbërriti nga KSHZ, se atij i mungonin vetëm 39 vota, pra në këtë komunë do të ketë një raund të dytë më 31 tetor.
Por, vetëm rezultatet e shpallura nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor janë të vlefshme – dhe sipas tyre, Arben Taravari fitoi 49.88 përqind të votave (15,724), ndërsa rivali i tij Nevzat Bejta nga B D I 41.69 përqind (13,190). Pjesëmarrja në Gostivar ishte shumë e ulët – 38.88 përqind, që në shifra do të thotë 31,524 persona që shkuan në votime, kështu që Taravarit i duheshin 15,762 vota për të fituar në raundin e parë./TetovaNews
Video bonus:
https://youtu.be/F01S10CFUlY