Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që gjen vend edhe në kuzhinë, sidomos në rastin e hudhrës me limonin.
Kura e mëposhtme me limon dhe hudhër mund të pastrojë organizmin dhe të parandalojë sëmundjet.
Vlerat e kurës me hudhër dhe limon
Kura me limon dhe hudhër është efikase në eliminimin e depozitave të yndyrës në organizëm.
Këto përbërës ulin kolesterolin e keq dhe pakësojnë numrin e triglicerideve në gjak.
Limoni dhe hudhra parandalojnë trombozën dhe ulin tensionin e gjakut.
Së bashku ato përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe aftësinë e saj për të pastruar gjakun.
Për më tepër, limoni me hudhrën përmirësojnë funksionin e veshkave dhe qarkullimin e gjakut.
Sistemi imunitar është më i fortë ndërkohë që hudhra dhe limoni parandalojnë radikalet e lira.
Qelizat janë më të mbrojtura dhe plot gjallëri falë antioksidantëve që gjenden tek limoni dhe hudhra.
Kura me hudhër me limon duhet përdorur në këto raste:
Kura pastruese rekomandohet për të parandaluar sëmundjet ose për të pastruar organizmin.
Ajo duhet shfrytëzuar një herë në vit.