Ballina Aktualitet Idri Istrefi kërkon mbështetjen e Besës, Alternativës, VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së në Strugë...

Idri Istrefi kërkon mbështetjen e Besës, Alternativës, VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së në Strugë (VIDEO)

Kandidati për kryetar të Komunës së Strugës, nga Aleanca e Shqiptarëve dhe Alternativa, Idri Istrefi sonte përmes video-fjalimit ju bëri thirrje struganëve ta mbështesin në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 31 tetor, duke e rrethuar numrin 6 në fletëvotim.

“Erdhi koha për t’i bërë thirrje çdo qytetari të Strugës për votë dhe përkushtim me ose pa përkatësinë partiake të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, nga Besa dhe PDSH, nga VMRO-DPMNE dhe LSDM nga Liberalët dhe E majta, pjesëtarëve të të gjitha bashkësive etnike dhe fetare, prej të gjitha përcaktimeve ideologjike dhe të cilitdo grup”, tha Istrefi.

Kjo, theksoi, nuk është beteja e tyre personale por, siç nënvizoi, betejë e madhe e struganëve kundër një pushteti të korruptuar.

https://youtu.be/ItfmSvDK1hA

“Struga u takon struganëve dhe çdo qytetari nga e gjithë bota që do ta vizitojë. Struga nuk ka pronar. Ky është koalicioni jonë i madh për Strugën”, thekson Istrefi.

PASTEL: