KUMTESË !
Mbi të gjitha në jetë e kam Kërçovën dhe në themelet e saj janë damarët ku rrjedh gja*ku i secilit të flijuar, për liri dhe të drejta në këtë vend.
Sa u takon 4.527 votuesve (të cilëve u falenderohem me përulësi) që më besuan mua, nuk i kam blerë dhe as janë shitur me para, dhe nuk kam asnjëlloj të drejte që të tregtoj vullnetin e tyre!
Frontin e betejës politike kundër meje në këto zgjedhje e hapurazi e zhvilloi Ali Ahmeti, dhe në këto momente porosia drejtuar votuesit është:
• Populli dhe sidomos mërgimtarët që na besuan dhe votuan, janë më largpamës dhe njëqindfish më të denjë se politikanët!
Kështu që të gjithë duhet lirshëm të shprehin vullnetin e tyre, në përputhje edhe me vlerësimin-veprimet e bëra ndër vite të politikbërësve që mbi të gjitha shfaqën interesat personale!
Besimi që m’u fal mua, identifikohet me votën e pastërt popullore.
Ndërsa elektorati që u detyrua, kushtëzua, kërcënua, u ble dhe poshtërua, votoi, për të ruajtur rrogën, vendin e punës, pozitën dhe në raste të caktuara të përmbushi buxhetin personal, duke u shit’blerë nga sekserët partiak, do të duhet të përgatisi valixhet për t’i falur lamtumirën vendit.
Unë do veproj duke kujtuar të rinjtë të cilëve i’u vra shpresa dhe ëndërra për një të ardhme në vendlindje, për një mirëqenie sociale, të rinjtë të cilëve asnjëherë nuk i’u dha rasti dhe mundësia të dëshmojnë aftësitë e tyre, të rinjtë e padjallëzuar, të rinjtë e shekullit të ri!
Gjithmonë me këshilltarët e zgjedhur dhe mbështetësit e mi do të jem zëri i qytetarëve për një të ardhme më të mirë, duke luftuar të gjitha anomalitë të cilat do të vërej në shoqëri si rezultat i keqmenaxhimimit të komunës!
Respekte të veçanta, për të gjithë që ndihmuan iniciativën, e cila me përkushtim do të vazhdojë rrugëtimin që të sjellë ndryshimin e shumëkërkuar në këtë vend.
Zgjedhjet lokale për mua u kryen, së bashku me shtabin dhe përkrahësit e mi i përballuam me urtësi dhe zgjuarësi. Fituam një eksperiencë të madhe, e cila na bëri vigjilent për të ardhmen e këtij vendi.
VOTO:
• Voto – Nënë, por duke kujtuar bijën dhe birin e dëbuar nga vendlindja bashkë me mbesë-nipat që rriten në mërgim.
• Voto – Bashkëshorte, por duke kujtuar burrin e larguar nga vendlindja në moshë të shtyer, për të siguruar kafshatën e bukës.
• Voto – Motër, por duke kujtuar vëllaun në Austri, Zvicër, Gjermani, Itali, Danimarkë, Suedi, Amerikë, Kanada e Australi.
• Voto – Mësues, duke kujtuar klasën e zbrazur nga nxënësit, të cilët janë bërë mbi 40.000 në Zvicër nga të gjitha trojet.
• Voto – Student, duke kujtuar kolegun që të ka zënë vendin e punës sepse prindin, vëllaun ose të afërmin e ka funksionar.
• Voto – Prind, duke kujtuar drogën që shpërndahet nëpër shkolla dhe te të rinjtë, të cilët duhet të trashëgojnë këtë vend.
• Voto – Vëlla, duke kujtuar sa motra u abuzuan, për një vend’strehim, një vend pune, një copë jetë.
• Voto – Shqiptarë, maqedon, turk, rom, egjiptian, bullgar, por gjithnjë duke kujtuar veshëmbathjen, veturën, shtëpinë dhe pasurinë e politikanit, i cili të kërkon votën në këtë ditë !!!
Do të votoj edhe unë, por gjithnjë duke mos harruar dhe duke kujtuar të gjitha në momentin e dhënies së votës !!!
23 Tetor, 2021
Kërçovë
Fatmir Beqir Limani
Rezultatet e raundit të parë në Kërçovë