Ballina Aktualitet Kandidati i PDSH-së për Komunën e Tearcës: Nuk i kam hy garës...

Kandidati i PDSH-së për Komunën e Tearcës: Nuk i kam hy garës për ta ndihmuar B D I-në

Kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare, për komunën e Tearcës, Daut Emini ka reaguar pas lajmeve për koali*cionin mes PDSH-së dhe B D I-së. Emini në reagimin e tij në “Facebook”, ka thënë se nuk i ka hyrë garës si kandidat për të ndihmuar B D I-në, njofton Monitor.mk
Për eminin kjo është një propagandë e pistë dhe ka njoftuar se ai personalisht nuk do të jetë pjesë e kësaj loje.
Sipas Eminit, krijuesit e propagandës së pist të B D I-së janë shpifës dhe kanë ide kri*minale.

Statusi i plotë:

Në dëshprim të ideatorëve dhe krijuesve të propagandës pistë se kam dalë Kandidat për Kryetar të përkrah B D I-në në rrethin e dytë, ua bëjë me dije edhe tani, para rrethit të dytë: Kanë qenë dhe janë shpifës dhe me ide kri*minele, të drejtuara kundër familjeve dhe brezave vet, kundër gjithë qytetarëve të Komunës së Tearcës, dhe tani kur MUA më siguruan FITORE, më shpëtuan të vesh çizmet dhe ti nxjerr qytetarët nga humnera ku qëndrojnë me dekada, duhet të bëhen gati të marrin dën*imin e merituar nga ZOTI, në këtë dhe botën tjetër!

Dën*imi edhe më i rëndë do të jetë për ato që udhëtuan mijëra kilometra për të dë*nuar veten, familjen dhe brezat e tyre, për të kënaqur grupet e nënt*okës kri*minele! Ndërsa qytetarët e Dobroshtit dhe Komunës së Tearcës, Zoti i ndihmoftë, sepse nuk janë ato fajtorë, e bëjnë nga halli sepse s’dinë ku janë dhe çka bëjnë….!/Monitor.mk/