Mbrëmë në Alsat M, më saktësisht në Programin 200 ishin të pranishëm kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Këta dy kaluan raundin e parë të zgjedhjeve lokale dhe përballen në balotazh më 31 tetor kur do të vendoset se kush do ta drejtojë Komunën e Tetovës gjatë katër viteve të ardhshme.
Kasami tha se Teuta Arifi ua dëshiron të keqen tetovarëve. “Ju i keni lënë tetovarët në baltë dhe se nuk keni punuar aspak për qytetin. Ju i keni lënë qytetarët e Tetovës në kaos. As edhe një projekt të mirëfilltë nuk keni arritur ta realizoni ju si kryetare”, u shpreh Kasami.
Teuta Arifi u kundërpërgjigj duke thënë: “I kuptoj të gjithë kundërkandidatët por edhe Biallin të cilët duan që ti` keqpërdorin projektet që janë në realizim e sipër për t`i provokuar ndjenjat e qytetarëve. Unë i siguroj qytetarët se ashtu siç i kemi përfunduar projektet e mëparshme edhe këto në nisje do të përfundojnë.”
Video e plotë e debatit: