Kryetari i Lëvizjes Besa, njëherit kandidat i kësaj partie për Tetovën, Bilall Kasami i shoqëruar nga shefi i shtabit zgjedhor lokal, Sedat Sulejmani sot në Tetovë kanë takuar kandidatin e Aleancës për Shqiptarët për Komunën e Tetovës, Vullnet Murseli.
Kasami e Murseli janë takuar në qendër të Tetovës për të formalizuar zyrtarisht deklaratat e dy partive për mbështetjen që dy partitë dakordësuan ditë më parë.
Për takimin ka njoftuar Kasami i cili në një postim në “Facebook”, ka shpërndarë fotografitë nga takimi.
Me bashkëpartiakë e bashkëpunëtorë të afërt sot realizova takim me z. Bilall Kasami, kandidat për Kryetar të Komunës së Tetovës.
Angazhimi ynë për ndryshim në Tetovë në këtë fazë nënkupton përkrahjen e plotë për kandidaturën e z. Kasami.
Tetova na bashkon!
Me zemër për Tet❤️vën!
Materiale bonus:
Aktivitetet e fundit të Kasamit para raundit të dytë të Zgjedhjeve Lokale
Entuziasëm i madh edhe në bizneset në qendrën e re tregtare. Nga e hëna ata do ta ndjejnë ndryshimin në Tetovë!
Me zemër për Tet❤vën!
Për funksionimin e një komune, është e patjetërsueshme funksionimi i mirëfilltë dhe efikas i administratës komunale. Menaxhimi optimal me resurset njerëzore jo vetëm që rrit funksionalitetin e komunës, por rrit edhe efikasitetin e shërbimeve për qytetarët.
Unë dhe ekipi im jemi zotuar për një Qeverisje efikase, ndërmarrje rentabile në shërbim të qytetarëve. Administrata komunale është reflektim i qëllimeve dhe politikave zhvillimore. Menaxhimi i suksesshëm i komunës së Tetovës është i ndërlidhur me cilësinë e administratës komunale.
Një administratë jofunksionale është pengesë për investimet produktive. Lëvizja BESA do të bëjë reforma të thella në administratë dhe ndërmarrjet komunale të keqmenaxhuara, duke bartur vlerat e BE nëpërmjet një Administrate të Mirë e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe do të promovoj mbrojtjen e interesit publik duke respektuar të drejtat dhe interesat e qytetarëve. Futja e inovacioneve të teknologjisë dhe adaptimi i administratës komunale të Tetovës me trendet botërore do të jetë prioritet i Lëvzjes BESA.
Si do ta bëjmë?
Riorganizim të admnistratës komunale. Lëvizja BESA do të ofrojë: administratë profesionale dhe efikase, llogaridhënëse dhe transparente e depolitizuar dhe me tolerancë zero ndaj krimit dhe korrupsionit, si e tillë ajo të sigurojë shërbime cilësore për qytetarët dhe sektorin e biznesit.
Komunikim efikas në mes ndërmarrjeve komunale-lehtësim të procedurave burokratike.
Strukturim të ndërmarrjeve publike komunale që kanë probleme finansiare, organizative dhe administrative.
Plan konkret për modernizimin e NPK-së.
Zgjidhje përfundimtare të transportit publik në komunën e Tetovës.
Modernizimin e njësisë së zjarrfikësve.
Sektorët që kanë numër të madh të lëndëve të grumbulluara ndër vite, do të punojnë me orar të zgjatur, që të mund të sigurojnë shërbim në kohë për të gjithë qytetarët.
Orar fleksibil të institucioneve komunale me fillim nga ora 7.30 deri në ora 8.30 e mëngjesit dhe mbarim deri në orën 15.30 gjegjësisht deri në orën 16.30 pasdite.
Udhëheqës profesionist – Profesionalizim, edukim dhe trajnim të administartës komunale.
Zero tolerancë për të punësuarit fiktiv.
Shpërblim të punonjësve meritor dhe menaxhment profesional.
Do i dixhitalizojmë shërbimet e qytetarëve – do eleminohen pritjet e mëdha nëpër sportelet e administratës komunale.
Formimin e Qendrave Dixhitale në lokacione të caktuara ku qytetarët në formë të pavarur nga adiministrata komunale do mund të nxjerin dokumentacionin e nevojshëm sa më afër vendbanimit të tyre me një “CLICK”.
Do të instalojmë aplikacione të teknologjisë dixhitale, ku do të ndiqet puna e punonjësve administrativ, numri dhe kohëzgjatja e realizimit të lëndëve që ka përpunuar.
Komuna dixhitale do mundësojë tolerancë zero për krimin, korrupcionin dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga çdo punonjës administrativë.
Si fund mund tju them një gjë të sigurtë: Të gjithë ata që janë të angazhuar dhe që punojnë në administratën e Komunës së Tetovë, apo në ndërmarrjet komunale jo vetëm që do të ngelen në punë, por do të avancohen. Avancimet do të bëhen ashtu sikurse e parasheh ligji, e jo sikurse deri tani – siç ka dashur Teuta dhe shoqëria e saj.
Në Falisht për 8 vite nga qeverisja aktuale nuk është vendosur as edhe një gozhdë. Ky realitet do të ndryshohet me 31 tetor, me mbështetjen që do të na japin banorët e Falishtit!
Me zemër për Tet❤️vën!
Me ne në krye të Tetovës Saraqina nuk do të kujtohet vetëm në kohë të zgjedhjeve. Banorët e Saraqinës me 31 tetor do të na japin përkrahjen e fuqishme për zhvillimin e këtij fshati!
Me zemër për Tet❤️vën!
Nga momenti kur Teuta Arifi e kuptoj se këtu do të mbahet konferencë, tregoi se kur dëshiron, deponitë mund të pastrohen!
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të nderuar qytetarë,
Tetova – qyteti më i bukur dhe me kushte për të qenë më i pastër në Maqedoninë e Veriut, sot shënon shifrat më të këqija. Nën menaxhimin e strukturës aktuale qyteti jonë arriti që të hyjë në top listën e qyteteve më të ndotura në botë në aspekt të ndotjes së ajrit, në top-listën e qyteteve më të papastërta, për sa i përket mbeturanive, dhe në top-listën e qyteteve me ujëra të ndotur.
Si rezultat i keqmenaxhimit Komuna e Tetoves ka problem elementar me grumbullimin, bartjen dhe sistemimin e mbeturinave. Kjo ka mundësuar formimin e mini deponive të egra brenda qytetit. Dështim total në menaxhimin e ujit të pijshëm, prerjen e drunjve pa kritere, ndotjen e ajrit dhe kontrollimin e ndotësve kryesor. Unë dhe ekipi im do të angazhohemi për një sistem ekologjik të suksesshëm me një program dhe strategji afatgjate për zhvillimin e mëtejshëm të objektivave në ruajtjen e natyrës dhe të mjedisit.
Synimi jonë është që Tetovën ta bëjmë EKO Komunë.
Si do t’i zgjidhim problemet ekologjike?
Nxitjen e prodhimit të energjisë nga burime alternative. Partneritetit publiko-privat për ndërtimin e një fabrike për reciklimin e mbeturinave, në bashkëpunim me qeverinë dhe komunat e Pollogut me çka do të mundësojmë eleminimin e plotë të deponive të egra, ruajtjen e shëndetit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Planimetri të detajuar sipas standardeve të BE për kazanat e mbeturinave në gjithë territorin e Komunës së Tetovës.
Instalim të senzorëve për sinjalizim të mbushjes së kazanëve të mbeturinave, gjë që do të ul edhe shpenzimet e mbledhjes së mbeturinave.
Plan afatmesem për zgjerimin e hapësirave të gjelbërta. Sanksione financiare dhe përgjegjësi ligjore për të gjithë ata që ndotin ambientin jetësor dhe që hudhin mbeturinat pa kontroll.
Financim vjetor për OJQ të angazhuara në sektorin e ambientit jetësor si dhe aplikimin e fondeve evropiane për ndryshime klimatike.
Vendosja e pajisjeve ekologjike për lëvizje në vende të caktuara në qytet (biçikleta dhe trotinetë elektrik) të cilat do të mund të shfrytëzohen në sistemin’pre-paid’ si alternativë e transportit publik. Përfitimet: shkarkojmë komunikacionin, e ulim nivelin e ndotjes, kursejmë paratë dhe e përmirësojme shëndetin e qytetarëve.
Subvencionimi i blerjes së biçikletave dhe trotinetëve elektrik si alternativë e uljes së komunikacionit në qytet. Në bashkëpunim me Qeverinë do të subvencionojmë inverterë dhe panele solare. Qëllimi: të ulet niveli i ndotjes nëpërmjet ngrohjes standarde me dru dhe lëndëve djegëse që e ndotin ambientin. Përcjellje e rregullt e ndotësve të ambientit (ujit, ajrit dhe tokës), por edhe ndotësve akustik. Pastrimi dhe larja e bulevardeve, rrugëve dhe trotuareve. Plan aksional për aktivitete edukuese dhe sensibilizuese për çështjet ekologjike.
Unë dhe ekipi im, kemi konsultuar kompani dhe ekspertë me përvojë nga shtetet e Bashkimit Evropian, si dhe kemi marrë praktika të shumta nga komuna të cilat kanë pasur të njëjtin problem.
Menaxhimi i mirë me ndërmarrjen komunale, shfrytëzimi i ideve innovative dhe teknologjive të reja, shfrytëzimi i resurseve njerëzore në mënyrë efikase, detyrimisht do të jep efikasitet edhe në sferën e ruajtjes së ambientit. Tetovën e duam të pastër si shtëpitë tona!