Ballina Aktualitet LAJM I TRISHTË/Ndahet nga jeta në moshë të re regjisorja e njohur...

LAJM I TRISHTË/Ndahet nga jeta në moshë të re regjisorja e njohur nga Kosova (VIDEO+FOTO)

Regjisorja e njohur shqiptare, Burbuqe Berisha, ka ndërruar jetë të mërkurën në Prishtinë.

Bëhet me dije se Berisha ka ndërruar jetë në objektin e MKRS-së. Ajo ishte 51-vjeçare dhe prej vitesh ndodhej në dializë.

Berisha njihet si regjisore e disa prodhimeve kinematografike vendore si dhe shfaqjeve teatrale.

Ajo njashtu ka shërbyer edhe si drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Krahas një karriere të suksesshme në regji dhe film, Burbuqe Berisha ka ushtruar edhe profesionin e ligjërueses në Kolegjin AAB. /Telegrafi/

VIDEO:

Me pikëllim ju njoftojmë se sot në mesditë në Ministrinë e Kulturës papritmas ka ndërruar jetë regjisorja e filmit dhe teatrit Burbuqe Berisha.
Jemi thellësisht të prekur nga kjo ngjarje dhe u shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik.

Burbuqe Berisha ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar.
Berisha në vitin 2019 mori çmimin kombëtar për kinematografi.

Ajo ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, si producente në Kosova Film, po ashtu ishte drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota”.
Së fundi ishte pjesë e përgatitjes së regjisë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës.

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të regjisores Burbuqe Berisha. Vdekja e hershme e Buqes, sikur njihet ndër qarqet artistike, është humbje e madhe për artin, kulturën dhe kinematografinë e Kosovës.
Ajo përfaqëson një brez krijuesish, të cilët u formuan në kohë rezistence dhe e zhvilluan krijimtarinë e tyre krahas saj, duke e shndërruar artin në rezistencë e dëshmi.

Puna e saj prej regjisoreje në Teatrin Kombëtar, në teatrin “Faruk Begolli”, por edhe në teatro të tjera, mbetet vulë e fuqishme në zhvillimin e teatrit, por edhe të jetës kulturore përgjithësisht.

Krahas punës në teatër, Buqja ka dhënë kontribut të theksuar në edukimin e brezave të rinj, duke qenë pedagoge e respektuar.
Ndarja e saj nga jeta do të lërë zbrazëti të madhe në jetën tonë publike.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Sa i trishtë lajmi për vdekjen e mikes sime, artistes së shquar, Burbuqe Berisha! Sa herët iku, kur ende kishte aq shumë plane e projekte para vetes.
Burbuqja i dha shumë teatrit e kinematografisë kosovare, si regjisore e si profesoreshë. Ajo ishte një profesioniste shembull dhe një punëtore e madhe. Por, mbi të gjitha, ajo ishte një mike e sinqertë dhe e dashur me të gjithë.

Kisha fatin e madh të bashkëpunojë gjatë me të, në përpjekjet tona të përbashkëta për ta zhvilluar teatrin e kinematografinë dhe për ta dërguar artin tonë në skenat e mëdha botërore. Shumë suksese të Kosovës e mbajnë edhe emrin e punën e saj. Buqja la pas një trashëgimi të madhe artistike në teatër e film. Na la shumë kujtime. Dhe do të na mungojë shumë!

Ngushëllime të sinqerta familjes, komunitetit artistik dhe të gjithë atyre që e njohën e patën nderin të punojnë me të.

Burbuqe Berisha, regjisorja që i jepi jetë kulturës e artit kosovar, iku heshturazi nga kjo botë. Shpirti i saj i bardhë është skenë e përjetshme për artistet tanë.

Si ish ministre e Kulturës, nderohesha me punën e Buqes. Koleget, miqt e gjithë shoqëria mburreshin me sjelljen e motivin që kishte për skenen, e artin në përgjithësi. Në momentet më të vështira të shpirtit të saj, ajo ndrroi jetë në vendin që e deshi aq shumë, në Ministrinë e Kulturës. Buqe, ti do të mbetesh shembulli dhe frymëzimi më i mirë ku me babain tënd ndërtove historinë e denjë për artin e Kosovës. Përtej kornizave të punes,

Buqen gjithsesi e kisha mike të madhe që i jepte jehonë ndryshe shoqërisë sonë. Dashnia e saj më mbeti kujtimi më i bukur që unë sot e mbaj me veti.
Pusho në paqe, Buqe. Pas vete le një trashëgimi të jashtëzakonshme e të pavdekshme. Ngushëllime familjes, miqve e mbarë vendit!

Me pikëllim ju njoftojmë se sot në mesditë në Ministrinë e Kulturës papritmas ka ndërruar jetë regjisorja e filmit dhe teatrit Burbuqe Berisha.
Jemi thellësisht të prekur nga kjo ngjarje dhe u shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik.

Burbuqe Berisha ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar.
Berisha në vitin 2019 mori çmimin kombëtar për kinematografi.

Ajo ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, si producente në Kosova Film, po ashtu ishte drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota”.
Së fundi ishte pjesë e përgatitjes së regjisë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews