Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Tetovë deri në orën 17:00 kanë votuar 41.01 përqind e tetovarëve që janë në listën zgjedhore, transmeton Tetova News.
Pra, sipas faqes zyrtare të KSHZ-së, deri në orën 17:00, kanë votuar 32.718 qytetarë.
Për krahasim, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, deri në këtë orë në Tetovë kishin votuar 27.364 votues, gjegjësisht 33.81%.