Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, njëkohësisht kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë.
Ai këtë e bëri në një konferencë për media në Shkup, ku ka uruar kundërshtarët politikë për fitoren në zgjedhjet lokale.
“Jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe nga pozita e kryetarit të LSDM-së”, tha Zaev duke shtuar se ai personalisht merr përgjegjësi për humbjen në zgjedhje.
Partia e Zaev nuk shënoi rezultate të mira në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.
https://youtu.be/LgdC4akFsJY
Bonus video:
https://youtu.be/3KL6qd-CoFU