Aleanca për Shqiptarët mbështet opsionin e formimin e një Qeverie të re përmes votimit të saj nga një shumicë e re parlamentare e cila do të ishte e formuar nga shumica aktuale.
Sipas tyre, kjo do të shmangte organizimin e një procesi të ardhshëm zgjedhor duke qenë B D I-ja në pushtet. Qëndrimet e partisë së tij i bëri të ditura kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në emisionin “Rruga drejt” i cili do të transmetohet sonte në Alsat në ora 21.45.
“Ajo që dje e tha Mickoski ishte një kthim për nevoja politike të VMRO-së, si i shohin ata zhvillimet politike. Ndërkohë përcaktimi ynë është ky. Ka të bëjë më tepër me lirinë e njerëzve.
Zgjedhje të parakohshme parlamentare po, por kësaj duhet t’i paraprijë një qeveri e përkohshme, një shumicë e re, e cila brenda një viti do të organizonte zgjedhje të parakohshme por duke ja marrë mekanizmin pushtet nga duart BDI-së për të organizuar zgjedhje- deklaroi Ziadin Sela.