Pediatri kosovar, Gëzim Xharra ka kritikuar procedurën e vënies së fëmijëve në gjumë përmes djepit.
Xharra tha se çuditet që Qeveria e Kosovës që mbi 20 vjet s’ka marrë masa në largimin e dhunshëm të djepave.
“Çuditna qysh qeveria nuk ka marrë masa për largimin e dhunshëm të djepave që paraqet një torturë jashtëzakonisht të rëndë të trurit. Ata fëmijë kurrë nuk bahen si ata që nuk hyjnë në djep”, tha Xharra në RTV 21.