31 këshilltarët komunal për Komunën e Tetovës, të cilët u votuan në zgjedhjet e 17 tetorit, sot i morën certifikatat e tyre nga Këshilli Komunal Zgjedhor i Tetovës. Deri më tani, nuk është arritur marrëveshje, të paktën në mënyrë zyrtare se kush do të udhëheq me Këshillin Komunal të Tetovës.
Këto janë këshilltarët e Tetovës të cilët u zgjodhën në zgjedhjet e tetorit:
Bashkimi Demokratik për Integrim, 10 këshilltarë:
Blerim Osmani
Liridon Disha
Naile Durmishi
Veton Murati
Emin Velija
Rushadije R. Halili
Besim Memeti
Fitim Mustafi
Shpresa Qazimi
Mimoza Zulbeari
Lëvizja Besa, 8 këshilltarë:
Besar Durmishi
Adnan Beadin
Yllzana Zeqiri
Rafiz Mejdia
Basri Mehmedalia
Shejnur Rizvani
Albion Alili
Xhejlan Uzairi Abdiji
VMRO-DPMNE, 4 këshilltarë:
Angel Karapetrov
Ratko Davidovski
Anita Boshkoska Jovanovska
Stanislav Bojçevski
Aleanca për Shqiptarët, 3 këshilltarë:
Muzafer Etemi
Faton Selami
Nurije Bajrami
Më Mirë për Tetovën, 2 këshilltarë:
Hamdi Sulemani
Elmedina Abulla
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, 2 këshilltarë:
Ilija Dimitrieski
Marija Kostovska
Partia Demokraditke Shqiptare, 2 këshilltarë:
Pajtim Thaçi
Visar Palloshi
Pas dhënies së certifikatave nga ana e Komisionit Komunal Zgjedhor, ky këshill komunal mund që të thërret mbledhjen e parë ku do të vazhdojnë me procedurat tjera.
“Ne si komision komunal sot edhe zyrtarisht do ti dorëzojmë certifikatat deri te arkiva e Komunës së Tetovës që ato ti procedojnë të njëjtat dhe të thirret seanca e parë e këshillit.” tha Nazmi Dauti, sekretar i Këshillit Komunal Zgjedhor të Tetovës.
Ende nuk dihet kush do të ketë shumicën në Këshill
Për ta pasur shumicën prej 16 këshilltarëve, kryetari i sapo-zgjedhur i Tetovës, Bilall Kasami duhet të bëjë koalicion me 4 subjekte tjera pjesëmarrëse në këshill. Ai tha se kanë siguruar shumicën, por nuk dha më shumë detaje.
Blerim Osmani, bartës i listës nga B D I tha se për momentin nga ana e partisë së tyre nuk ka vendim konkret për bisedime dhe për ndonjë marrëveshje konkrete.
Hamdi Sulemani, bartës i Listës “Më Mirë për Tetovën” tha se nuk ka negociata për formimin e shumicës.
Ilija Dimitrieski, bartës i listës nga LSDM tha se në politikë të gjitha opsionet janë të hapura.
Ndryshe, gjatë mandatit të Teuta Arifit, shumica në këshillin komunal të Tetovës është përberë nga koalicioni B D I, PDSH dhe LSDM. Ndërsa VMRO-DPMNE, ASH dhe Besa kanë qenë opozitë. LSDM ka pasur postin e sekretarit komunal, post të cilin Kasami nuk e ka mohuar se mund të ia ofrojë VMRO-DPMNE-së.
Video bonus:
https://youtu.be/U0V1nCwH_cY