Visar Ganiu
Dua të cekë se Ky është një mandat i fituar me besimin e plotë të banorëve të Çairit, është mandat edhe të cilin plotësisht ia dedikoj banorëve të Çairit sikurse edhe katër vitet e kaluara.
Dera e Komunës tonë çdoherë ka qenë dhe mbetet e hapur për të gjithë pa marrë parasysh se kush troket në te.
Me ekipin tim, por edhe me këshilltarët e rinj komunal kuptohet do të mundohemi ta bëjmë më të mirën për Çairin tonë.
Katër vitet e fundit kemi realizuar mbi 200 projekte në gjitha fushat nga arsimi, infrastruktura nëntokësore, kanalizimi, ndriçimi, gjelbrimi, efikasiteti energjetik, kultura, zhvillimi ekonomik lokal, Zero qen endakacak, digjitalizim i shërbimeve komunale. Por meqë Çairasit e mi e meritojnë më të mirën ne kemi përpiluar edhe Programin 2021-2025 të cilin tanimë pa humbur kohë e kemi filluar ta realizojmë dhe ky program është shumë real dhe tërësisht përkon me nevojat dhe mirëqenien Çairasve.
Edhe njëherë ftoj të gjithë banorët e Çairit që së bashku të jemi partner dhe të udhëheqim Çairin, ashtu siç e kemi udhëhequr deri tani, sepse Çairi është krenaria jonë e përbashkët.
Do të vazhdojmë me forca të reja, duke dëgjuar vetëm një zë – zërin e popullit dhe me plot projekte të reja vetëm për të mirën e Çairit.
Çairi është tejet i veçantë dhe tejet i bukur dhe këtë e dijmë të gjithë. Andaj ju ftoj që me forca të bashkuara Çairin ta mbajmë në atë piedestal të ndritshëm.