Kabineti i Kryetarit të ri të Komunës së Tetovës, Bilall Kasamit, përmes një komunikate njofton se bazuar në ankesat e qytetarëve për punë të realizuara jashtë standardeve të nevojshme, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka kërkuar nga Sektori për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit jetësor dhe natyrës që të ndërpriten të gjitha punimet që janë në kuadër të këtij sektori.
Bëhet fjalë për të gjitha projektet infrastrukrurore, rrugë, rrjet të kanalizimit, rezervuare të ujësjellësit.
“Komuna e Tetovës vlerëson se tani është më se e nevojshme që të shqyrtohen të gjitha dokumentacionet e tenderimit dhe puna e realizuar nga kontraktuesit në terren. Aty ku do të vërehen parregullësi, do të merren masa adekuate në pajtim me ligjin, ndërsa aty ku punët zhvillohen në përputhje me ligjin do të vazhdojnë” – thuhet në komunikatën e Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Tetovës.