Në Hënë ka oksigjen të mjaftueshëm për 100,000 vitet e ardhshme, thonë shkencëtarët. Problemi është se oksigjeni nuk është në formë të gaztë, si në Tokë, por është i bllokuar brenda një shtrese shkëmbi dhe pluhuri të imët që mbulon sipërfaqen e Hënës.
Atmosfera hënore nga njëra anë është shumë e hollë, nga ana tjetër përbëhet nga hidrogjeni, neoni dhe argoni, pra një përzierje gazesh që e bën të pamundur jetën. Në këtë kontekst, qëllimi i parë i shkencëtarëve është nxjerrja e oksigjenit nga kjo shtresë. Domethënë, nëse arrijmë ta bëjmë këtë nxjerrje, atëherë mund të hapet rruga për kolonizimin e Hënës.
“Duke pasur parasysh rezervat e mëdha të Hënës, mund të konkludojmë se ka oksigjen të mjaftueshëm për të mbijetuar 8 miliardë njerëz, aq sa popullsia e Tokës, për 100,000 vitet e ardhshme” thonë shkencëtarët. Hëna është plot me minerale, të cilat janë pak a shumë të ngjashme me ato që ekzistojnë në planetin tonë.
Alumini, hekuri, magnezi etj. Bëhet fjalë për metale të pasura me oksigjen, por jo në formën që i nevojitet mushkërive të njeriut. Këto minerale, në të njëjtën kohë, ekzistojnë në shumë forma të ndryshme, si shkëmbinj, pluhur, zhavorr dhe gurë./ Abcnews.al