India ka regjistruar 1, 229 raste me Covid dhe 125 viktima në 24 orë. Vendi ka regjistruar 463,655 viktima dhe 34,447,536 raste që nga shpërthimi i koronavirusit.
India është vendi i tretë me numrin më të lartë të viktimave në botë, pas SHBA-së dhe Brazilit dhe vendi i dytë me numrin më të lartë të të infektuarve pas SHBA-së. Me rreth 134,096 raste aktive, India ka shënuar nivelin më të ulët në 523 ditë./abcnews.al