Lajm pikëllues: Vdes i riu nga Koshtova Bleon Brahimi, humbi betejën me një sëmundje
Qyteti i Mitrovicës sot u trondit nga lajmi për ndarjen nga jeta në moshë të re të djaloshit të ri nga Koshtova, Bleon Brahimi, shkruan Mitrovica SOT.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë shkolla “Jusuf Rexha” ku edhe vijonte mësimet i ndjeri.
Njoftimi i plotë:
Me dhembje e pranuam lajmin se sot humbi betejën nga një sëmundje nxënësi ynë i dashur Bleon Brahimi IX/2.
Në zemrat tona sot u mbollē dhembja, syri lotin nuk po e mbanë, ti shkove, të premtojmë se nuk do të harojmë kurrë.
Prehu i qetë atje ku pushojnë engjujt.