Ballina Aktualitet Kuvend/ Balluku: Gjekmarkaj na tha “haremi i Ramës”, Duma: Kërko falje; Gjekmarkaj-Braçes:...

Kuvend/ Balluku: Gjekmarkaj na tha “haremi i Ramës”, Duma: Kërko falje; Gjekmarkaj-Braçes: Pusho ti more derrkuc (VIDEO)

Seanca e djeshme e Kuvendit është shndërruar në një debat vetëm për etikën nga gratë deputete.

Kodi i sjelljes dhe gjuha denigruese ndaj grave ka sjellë replika mes socialistëve dhe demokratëve në Kuvend. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka reaguar nga foltorja e Parlamentit duke iu drejtuar anëtareve gra të Partisë Demokratike, me pyetjen se “ku ato ishin, kur Agron Gjekmarkaj i është referuar grave të Qeverisë si ‘haremi i Ramës’”.

“Zonja Tabaku, zonja Açka nuk kam parë asnjërin nga ju, zonja Duma me shumë respekt, kur na është drejtuar zoti Gjekmarkaj dhe na ka thënë se jemi haremi i Ramës. Por kur kryetari juaj është kthyer me gisht dhe na ka thënë se ishim këtu si kukulla. Nuk kam parë asnjërën nga ju të reagonte. Vazhdoni të mbani një çështje që duhet të biem dakord mes nesh. Këtu kemi ardhur me vota. Këtu nuk ia vlen më që të bëjmë një bisedë u goditën gratë dhe burrat, jemi të gjithë njësoj. Nuk e mbaj mend asnjë nga ju që ti thoshte zotit Gjekmarkaj që nuk jemi haremi askujt, jemi gra, nëna, motra. Nuk iu kam për të acaroheni kaq shumë. Jorida ti je nga Tiranë, edhe unë, kam shumë respekt për ty, për Gridën dhe për të gjitha këtu. Kemi 48 orë duke bërë të prekurat. Asnjë nga ju nuk u prek nga ju kur u quajtëm kukullat e krimit dhe haremi. Duhet të biem dakord që komisioni i etikës duhet të flasë edhe për gratë e majta dhe të djathta,” tha Balluku.

Nga ana tjetër, deputetja e PD-së, Grida Duma i ka kërkuar publikisht kolegut të tij nga partia, Agron Gjekmarkaj, që të kërkoj falje publike, nëse e ka thëne një gjë të tillë.

“Nëse ka thënë ‘Harem’ Gjekmarkaj të kërkojë falje

Por pas kërkesës së koleges së tij Grida Duma që të kërkojë ndjesë, Gjekmarkaj në tentativë për ta sqaruar situatën, ofendon deputetin e PS, Erion Braçen në sallë.

“Zonja kryetare, ulur mor ç’e ke atë si kukull, dua t’i shpjegoj zonjës ministre që e kam pasur në kuptimin politik e jo në kuptimin e mirëfilltë e seksual të sulltanëve. pushooo! Foli me atë ton kujt të duash dhe jo mua! Pusho ti more, derrkuc.

Ndërsa ftesa nga ana e kryeparlamentares Lindita Nikolla, ka qenë e qartë, duke i kërkuar të gjithëve të ruajnë etikën parlamentare, në respekt të njëri-tjetrit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews