Rritja e vrullshme e infektimeve e ka çuar Austrinë drejt izolimit të plotë, një masë drejt së cilës po shkon edhe Gjermania. Franca rikthen maskat e detyrueshme në shkolla, ndërsa Greqia bën me detyrim dozën e tretë të vaksinës.
Rritja e vrullshme e infektimeve e ka çuar Austrinë drejt izolimit të plotë, një masë drejt së cilës po shkon edhe Gjermania. Franca rikthen maskat e detyrueshme në shkolla, ndërsa Greqia bën me detyrim dozën e tretë të vaksinës.
Nga 22 nëntori, Austria do të hyjë në izolim kombëtar. Masa drastike vjen pas izolimit të të pavaksinuarve, që siç duket nuk ka dhënë efektet e pritshme.
Kancelari austriak, Alexander Schallenberg, ka thënë se izolimi do të zgjasë të paktën 10 ditë dhe do kërkojë të kërkesë ligjore për t’u vaksinuar kundër koronavirusit nga data 1 shkurt 2022.
Ky vendim është marrë pas raportimit të shifrave rekorde të infektimit me koronavirus në Austri, ndërsa vendi ka shkallën më të ulët të vaksinimit në Evropën Perëndimore. “Nuk duam valë të pestë”, ka thënë Schallenberg, pas takimit me guvernatorët e nëntë provincave të Austrisë.
Edhe udhëheqësit gjermanë kanë rënë dakord për kufizime të ashpra për të pavaksinuarit, me plane për t’i lënë ata jashtë restoranteve, aktiviteteve sportive dhe shfaqjeve kulturore. Me rastet e reja që rriten në një nivel historik prej më shumë se 65 mijë infektimesh ditore, udhëheqësit e 16 landeve të Gjermanisë ranë dakord Angela Merkel që t’u kërkojnë të pavaksinuarve të paraqesin test negativ që të kenë akses në transport ose në punë.
“Ne duhet të frenojmë shpejt rritjen eksponenciale” të rasteve dhe zënies së shtretërve të kujdesit intensiv, tha Merkel, duke e quajtur situatën “shumë dramatike”.
Përballë një vale të re pandemie, Macron u kërkoi të moshuarve të merrnin vaksina përforcuese të Covid-19, duke i paralajmëruar se do të humbnin aksesin në institucionet shëndetësore të Francës pa dozën shtesë. Edhe Greqia ka vendosur injektimin e dozës së tretë të vaksinës për personat mbi 60 vjeç.
Po në Shqipëri a do të ketë masa të rëja kufizuese? Në një kohë kur kjo valë e re infektimesh ka mbërthyer shtetet kryesore në Europë, të cilat po rikthejnë masat kundër COVID, në vendin tonë megjithë numrin në rritje të infektimeve, nuk ka ende asnjë masë kufizuese për parandalimine përhapjes së virusit. Pavarësisht vaksinimit të hapur kundër COVID dhe aplikimit të marrjes së dozës së tretë të vaksinës, numri i i vdekjeve që raportohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe shtrimeve në spital është në rritje.