Ballina Argëtim Kuriozitete Një copë toke dixhitale u shit në metaverse për 2.43 milionë dollarë...

Një copë toke dixhitale u shit në metaverse për 2.43 milionë dollarë – më shumë se sa shtëpitë në New York dhe San Francisco

Pasuritë e paluajtshme po lulëzojnë në metaverse.

Një parcelë toke dixhitale në Decentraland – një mjedis online, virtual – u shit për 2.43 milionë dollarë të vlerës së kriptomonedhës, më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm për pasuritë e paluajtshme virtuale, që ishte më shumë se 913 mijë dollarë.

Shifra është gjithashtu pak më e lartë se çmimi mesatar i shtëpive në Manhattan dhe shumë më i lartë se çmimet në qytetet tjera, si dhe banesat në San Francisko.

Metaverse Group, një degë e Tokens.com e përfundoi blerjen e një cope toke dixhitale për 618 mijë mana, ose rreth 2.43 milion dollarë në atë kohë, sipas një zëdhënësi të Decentraland dhe një deklarate nga Tokens.com. Mana është kriptomonedha e Decentraland, të cilën përdoruesit e përdorin për të blerë dhe shitur asete në hapësirën virtuale.

Interesi për metaverse është rritur ‘në qiell’ që kur Facebook ndryshoi emrin e korporatës në Meta.

Entuziastët blejnë tokë në metaverse si një investim spekulativ dhe prona të tjera dixhitale janë shitur gjithashtu me çmime të larta. /Telegrafi/